TE FUNDIT

Sezoni i ri 2017-2018 në volejboll është në prag dhe më datën 22 shtator do të luhen takimet e para, teksa do të ngrejë siparin Kupa e Federatës, aktiviteti që si zakonisht çel veprimtaritë e sportit të rrjetës. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 4 skuadrat e para të sezonit të fundit e më saktësisht Barleti Volej, Tirana, Partizani e Teuta për femra si dhe skuadrat e Vllaznisë, Farka Volley, Studentit e Partizanit për meshkuj.

Këtë fundjavë në Tiranë do të zhvillohet Kupa e Federatës Shqiptare të Volejbollit me pjesmarrjen e katër ekipeve më të mira të kampionatit të kaluar. Vllaznia vjen si kampione në fuqi dhe në ndeshjen e parë do të ndeshet me Farka Volej. I pyetur në lidhje me pretendimet që do të ketë ekipi shkodran në këtë aktivitet, trajneri Adrian Mikopli do të shprehej:

Një nga lojtarët më me përvojë i ekipit të volejbollit të Vllaznisë, Nikolin Qafarena, i është rikthyer sërish stërvitjes. Ai para disa kohësh kishte vendosur që të mos bashkohej me shokët e tjerë të ekipit në stërvitje duke mos u bënë nën urdhërat e trajnerit Mikopli sepse kishte pretendime financiare. Drejtuesit e klubit ishin munduar t'ia shpjegonin se nuk mund të kishte rritje të pagës aq sa mendonte ai megjithatë lojtari me përvojë nuk u bind dhe për këtë arsye, për një muaj me rradhë vendosi të mos stërvitej duke menduar edhe kalimin në ekipe të tjera apo dhe lënien e sportit.

Pasditen e sotme ka përfunduar në plazhin e Kavalishencës, në Durrës, Kampionati i 2-të Kombëtar i Beachvolley, aktivitet që u organizua për dy ditë me radhë nga Federata Shqiptare e Volejbollit. Një aktivitet që tërhoqi vëmendjen e mjaft sportistëve, dashamirësve të këtij sporti dhe pushuesve, që ndoqën nga afër ndeshjet e këtij turneu mjaft tërheqës dhe me rivalitet. Interesant është fakti se shkodranët sërish janë ndër më të spikaturit edhe në këtë kampionat.

Volejbollistët e Vllaznisë janë në përgatitjet e fundit për marrjen pjesë në Kupën e Federatës dhe më pas në kampionatin kombëtar që nis në fund të këtij muaji. Pas zhvillimit të fazës përgatitore, tashmë ekipi është duke punuar më tepër në aspektin taktik.Trajneri Adrian Mikopli po punon për ndërtimin e formacionit bazë por edhe mënyrën e lojës me të cilën skuadra do të përballet me kundërshtarët.

Paraditen e sotme, në mjediset e Federatës Shqiptare të Volejbollit është hedhur shorti i sezonit të ri sportiv 2017-2018 në këtë sport. Një sezon që vjen me disa risi dhe që pritet të dhurojë të tjera emocione, ashtu siç ka qenë kjo verë sportive e sportit të rrjetës. Drejtuesit e FSHV-së, Presidenti Erlind Pëllumbi dhe sekretari Albens Vokopola drejtuan hedhjen e shortit të sezonit të ri, duke shpjeguar edhe atë që ata presin nga sezoni i ri.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree