Vllaznia në mundje renditet në vend të tretë në kampionatin kombëtar

November 19th, 2017
Ndonëse pa kampionin Qamil Bajrami në gjirin e tij, ekipi i mundjes ...

Gjoka e pranon: Vllaznia po vuan presionin e pozicionit në renditje

November 19th, 2017
Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka e ka pranuar se skuadra e tij po ...

Historia e gabimeve vazhdon. Vllaznia mundet 0-1 edhe në Durrës

November 19th, 2017
Skuadra shkodrane e pëson sërish. Edhe në Durrës ndaj Teutës pasditen ...

Uendi Vecaj, kjo video tregon pse ai përfundoi tek Dinamo Zagreb

November 19th, 2017
Në limitet e merkatos së verës, mesfushori sulmues i Vllaznisë Uendi ...

Elmir Lekaj me dygolëshin e tij i jep fitoren Vllaznia U-19 ndaj Portos

November 19th, 2017
Dy golat e shënuar nga mesfushori Elmir Lekaj i kanë dhënë fitoren ...

Vllaznia U-17 mund edhe Porton. Shënojnë Gjurkaj e Asllani

November 19th, 2017
Sukseset e Vllaznia U-17 vazhdojnë. Edhe në javën e tetë të ...

Bashkia nis procedurat për shitjen e Vllaznisë. Tender për vlerësimin e aseteve

November 19th, 2017
Ajo që është premtuar prej kohësh nga Bashkia Shkodër duket se më në ...

KATEGORIA E PARE

TE FUNDIT

Ndonëse pa kampionin Qamil Bajrami në gjirin e tij, ekipi i mundjes së Vllaznisë ka arritur të renditet i treti në renditjen ekipore të kampionatit kombëtar që u zhvillua ditën e djeshme në Tiranë. Në këtë aktivitet të rëndësishëm, ekipi shkodran u përfaqësua me shtatë sportistë dhe të gjithë ata janë ngjitur në podium.

Ditën e sotme është zhvilluar aktiviteti i rradhës nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, pikërisht "Kupa e Çlirimit", zhvilluar me rastin e festës së Çlirimit të kryeqytetit tonë. Edhe kjo garë është dominuar nga çiklistët e Vllaznisë teksa në fund fitues është shpallur Astrit Kronaj. Gara ka patur karakter malor. Ka nisur në Tiranë, ka vazhduar deri në Elbasan dhe ka marrë në maloren e Qafë- Krrabës, pikërisht në Gracen.

Ditën e premte në Tiranë do të zhvillohet aktiviteti i rradhës për çiklizmin shqiptar. Bëhet fjalë për "Kupën e Çlirimit", që Federata do të organizojë me rastin e festës së çlirimit të kryeqytetit shqiptar. Në këtë kupë do të marrin pjesë çiklistët më të mirë të vendit të cilët do të kenë një garë shumë të fortë ngaqë bëhet fjalë për një etapë me karakter malor tek nisja është nga Tirana, për të shkuar deri në Elbasan dhe për të mbërritur në majën e Malit të Krrabës.

Xhudistë e "Albania Judo Kodokan" kanë marrë pjesë në një tjetër aktivitet ndërkombëtar moshash të zhvilluar së fundmi në Sofje të Bullgarisë. Kemi të bëjmë me një turne shumë të njohur dhe të përvitshëm që zhvillohet atje dhe në edicionin e sivjetëm morën pjesë plot 800 sportistë nga 70 klube të shteteve të ndryshme.

Ditën e sotme në Tiranë janë zhvilluar garat e Kupës së Shqipërisë në xhudo për të gjitha grupmoshat. Ky aktivitet është organizuar nga Federata Shqiptare e Xhudos dhe në të kanë marrë pjesë sportistët më të mirë të të gjithë ekipeve të vendit. Vllaznia ndërkohë është përfaqësuar me sportistë cilësorë të cilët kanë arritur rezultatet e mëposhtme:

Falë fitores së mjeshtrit të FIDE, shkodranit Franc Ashiku, Shqipëria kaloi me sukses (2,5-1,5 ) përfaqësuesen e Kosovës në raundin e tretë të Kampionatit Europian të Shahut që po mbahet në Kretë. Ndeshja ka qenë shumë e fortë por shahisti shkodran ka arritur të triumfojë në fund dhe kësisoj kombëtarja jonë mundi atë kosovare.

Shkodra nxjerr një tjetër kampion Ballkani. Ky është Dorian Dokaj, i cili në Kampionatin Ballkanik të Arteve Marciale të Miksuara organizuar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, triumfoi mbi të gjithë konkurentët e tij. I shoqëruar nga trajneri i tij i Vllaznisë, Elion Puka ka konkuruar në peshen deri në 84 kg.

Çiklisti i Vllaznisë Bruno Kola vetëm pak ditë pas suksesit në Rrethin Çiklistik të Shqipërisë ku zuri vendin e parë, sot ka arritur një tjetër. Këtë herë në Prizren të Kosovës. Ai ka zënë vendin e parë dhe ka merituar kupën në turneun-memorial "Shaban Shala". Por jo vetëm kaq.

Kampionati kombëtar i shahut për të rritur është përmbyllur pak ditë më parë duke shpallur edhe fituesit e tij për vitin 2017. Me interes pritej paraqitja e shahistit shkodran Franc Ashiku që vitet e mëparshme ka qenë edhe kampion i vendit. Në këtë kampionat, ky sportist ka përfaqësuar sërish ekipin e Naftëtarit të Kuçovs.

Largimi i sportistëve cilësorë nga Shkodra dhe Shqipëria vijon sërish. Pas largimit të disa boksierëve e volejbollistëve cilësorë, rradha i ka ardhur një tjetër sportisti kampion për ta ndërmarrë një hap të tillë. Bëhet fjalë për mundësin Qamil Bajrami. Dy herë kampioni i Shqipërisë ka vendosur të ndërpresë karrierën sportive dhe të largohet jashtë vendit për të synuar një jetë më të mirë sepse e ka parë që me sport nuk siguron asgjë.

Page 1 of 10
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree