Ndonëse duhet edhe më tepër se një muaj e gjysëm që të nisë zyrtarisht merkatoja e janarit, drejtuesit e Vllaznisë mësohet se kanë nisur punën për të parë ndonjë futbollist që mund t'i bashkohet kësaj skuadre. Për momentin nuk ka një objektiv të qartë se ku po synohet, në tregun e brendshëm apo atë të huaj megjithatë ideja është të gjendet ndonjë lojtar cilësor për sulmin por edhe për mbrojtjen.

“Nëse Vllaznia ka pranuar të luhet në Korçë, atëherë i bie të jetë aleat i Skënderbeut”, kështu tha pak a shumë një ditë më parë presidenti i Kukësit Safet Gjci. Numrit një të verilindorëve i pëlqen të luajë në media, e ka bërë edhe më parë diçka të tillë. Gjithsesi përgjigja nga Shkodra i ka ardhur dhe normalisht që te Vllaznia shohin interesin e tyre.

Vetëm 5 pikë në 6 javë, humbje në shtëpi me Teutën, humbje me Laçin dhe së fundi humbje me Kamzën. Situata te Vllaznia nuk është aspak e mirë, edhe pse për këtë sezon u mendua gjithçka ndryshe, pas afrimit të disa lojtarëve shkodranë me shumë përvojë si Gilman Lika, Edon Hasani dhe Erjon Vucaj. Skuadra nuk po arrin të shprehet si duhet, duke vuajtur në sulm, por edhe psikologjikisht.Pas humbjes së fundit me Kamzën shumëkush mund të mendojë se tashmë me siguri do të ketë ndonjë “furtunë” masash te Vllaznia, përderisa skuadra nuk po përgjigjet me rezultate në fushë.

Barazimi ndaj Flamurtarit dy ditë më parë nuk ka kaluar krejt në heshtje tek Vllaznia. Përpara fillimit të seancës së sotme stërvitore, ekipi ka zhvilluar një analizë të shkurtër ku i pranishëm ka qenë edhe administratori i klubit Astrit Gjyrezi. Ai mësohet se ka folur disa minuta para futbollistëve në lidhje me situatën në skuadër dhe po ashtu, mësohet se është ndalur gjatë tek sfida e rradhës në të cilët Vllaznia duhet patjetër të kërkojë fitoren.

Paraditen e sotme është zhvilluar analiza e zakonshme e ndeshjes së rradhës për ekipin e Vllaznisë. Në të kanë marrë pjesë përveç futbollistëve dhe stafit teknik, edhe administratori Gjyrezi dhe drejtori sportiv Zeka. Fillimisht është zhvilluar analiza me pamjet filmike të ndeshjes ku janë evidentuar gabimet e bëra si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese.

Shtyrja e miratimit të fondit nga Asambleja e KF Vllaznia sh.a pritet të mos ndikojë tek skuadra dhe rezultatet e saj. Kështu ka deklaruar për mediat administratori i klubit Astrit Gjyrezi menjëherë pas daljes nga salla e Këshillit Bashkiak në të cilën nuk u zhvillua mbledhja e Asamblesë së këtij klubi. "Besoj se kjo shtyrje e mbledhjes së Asamblesë, nuk do të ndikojë tek skuadra.

Page 1 of 2
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree