Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e javës së dytë të kategorisë së dytë. Në këto ndeshje spikat fitorja e dytë rradhazi e ekipit të Veleçikut të Koplikut. Në ndeshjen e luajtur në fushën e kompleksit sportiv "Duli", koplikasit kanë fituar me rezultatin 2-0. Me këtë fitore, ata janë ngjitur në krye të tabelës së klasifikimit me pikë të plota- 6 dhe konsiderohen ndër ekipet pretendente për t'u ngjitur në kategorinë e parë.

Ish- sulmuesi i Vllaznisë së viteve '2000, Albert Kaçi, është rikthyer të luajë futboll. Ndonëse në moshën 36 vjeçare, ndonëse bën edhe punën e trajnerit tek Akademia Vllaznia, ai sërish nuk e ka hequr mendjen nga futbolli i luajtur dhe ftesës së mikut të tij Ersi Çaku që drejton Adën, i është përgjigjur pozitivisht.

Kërkesa e drejtuesve të Adës për t'i luajtur ndeshjet e këtij sezoni në fushën sportive "Adriatik" të Velipojës është miratuar nga FSHF dhe për këtë arsye, takimi i sotëm me Kevitan do të zhvillohet pikërisht aty. Ndeshja do të nisë në orën 14.30 dhe padyshim që velipojakët do të kërkojnë ta nisin me fitore.

Periudha e vështirë që ka kaluar së fundi Ada e kishte vënë në pikëpytje pjesmarrjen e saj në kampionat në sezonin e ri. Por në fakt, velipojakët jo vetëm janë rregjistruar në kampionatin e kategorisë së parë por po bëhen gati për ndeshjen e parë të tij, atë që do të luajnë të dielën ndaj Kevitan.

Problemet e shumta që kanë shoqëruar Adën në dy sezonet e fundit duket se do të vazhdojnë. Ndonëse po mbyllet muaji gusht, ende nuk dihet se cila do të jetë përbërja e ekipit për sezonin e ri dhe për më tepër se kush do të jetë trajneri i ri.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree