Elseid Hysaj është shndërruar në një element shumë të rëndësishëm për Napolin dhe vetëm dy ditë më parë ai festoi ndeshjen e 100-të me këtë skuadër. Drejtuesit e klubit ndërkohë duke qenë shumë të kënaqur me paraqitjet e këtij lojtari në këto tre sezone, mendojnë se mund të ketë të tjerë futbollistë si ai në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër.

Akademia Vllaznia vazhdon të jetë në vëmendjen e shumë menaxherëve të ekipeve të huaja sepse elementet e dala prej saj, kanë rënë shpeshherë në sy për talentin e tyre. Pikërisht për këtë arsye, në ndeshjet e fundit të ekipeve U-17 dhe U-19 të Akademisë Vllaznia ndaj ekipeve respektive të Tiranës, në tribunën e fushës sportive “Reshit Rusi” kanë qenë të pranishëm tre italianë, nga të cilët njëri ishte menaxher I një kompanie të njohur ndërsa dy të tjerët, skautë të klubeve të ndryshme.

Pas ballafaqimeve me ekipet e Partizanit, këtë javë ekipet e Akademisë Vllaznia do të përballen në ndeshjet e rradhës me ato të Tiranës. Ndeshjet do të luhen në fushën sportive "Reshit Rusi" ditën e shtunë. Ka patur një afrim të ditës së zhvillimit të ndeshjeve por kjo nuk përbën ndonjë problem sepse në fakt janë dy ndeshje që priten me shumë interes.

Partizani – Vllaznia ka qene kryendeshja e javes se 4-te ne kategorine superiore per 19-vjecaret. Shkodranet vinin ne kete takim pas eleminimit ne Champions League dhe perballe kishin te kuqte nga kryeqyteti. Ne kete takim nuk mungoi as tifozeria e te dyja skuadrave. Por, ekipi i drejtuar nga Ylli Shehu mori nje fitore te merituar perballe shkodraneve, madje me nje permbysje.

Të mërkurën në orën 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur e vlefshme për Ligën e Kampioneve të Europës për të rinjtë në mes Vllaznia U-19 dhe moldavëve të Zimbrus. Drejtuesit e Akademisë Vllaznisë, Qashif Hoxha dhe Alban Neziri, kanë dalë në një konferencë për shtyp ku I kanë bërë thirrje shkodranëve për të qenë të pranishëm në këtë ndeshje të rëndësishme për më tepër që edhe hyrja e tifozëve në stadium do të jetë pa bileta.

Ndeshjet e javës së tretë të kampionateve të moshave për ekipet e Akademisë Vllaznia janë zhvilluar ditën e djeshme. Arsyeja ka qenë kërkesa e vetë klubit shkodran për t'i ofruar një ditë këto takime në mënyrë që t'i krijohet mundësia ekipit U-19 për përgatitje ashtu si duhet për ndeshjen e "Uefa Youth League" që do të luajë të mërkurën ndaj FC Zimbru të Moldavisë. Në ndeshjet e djeshme te luajtura ne Kamez, ato kanë patur kundërshtare ekipet e Akademisë së futbollit të kryeqytetit.

Page 1 of 3
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree