Mungesa dy ditë në stërvitje e trajnerit të portierëve të Vllaznisë Avenir Dani duket se ka çuar në "ndarjen" përfundimtare të tij me këtë skuadër. Drejtuesit e klubit e kanë pritur jo më kot një rikthim të mundshëm të tij duke menduar se gjithçka ka qenë një debat i momentit por nuk ka ndodhur kështu.

Një debat I panevojshëm në stërvitje në mes drejtorit sportive të klubit Vllaznia Eugent Zeka dhe trajnerit të portierëve Avenir Dani, është shoqëruar me braktisjen e procesit stërvitor nga ky I fundit. U mendua se ky debat do të mbetej me kaq por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Dani që prej dy ditësh nuk është paraqitur në stërvitje dhe gjasat janë që ai të largohet përfundimisht nga kjo detyrë.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree