Pas tre ditësh ndeshjesh shumë të bukura, pasditen e sotme ka përfunduar turneu i dytë i beachvolejt "Velipoja 2017" që u organizua nga Bashkia Shkodër. Ky aktivitet ka kulmuar me ndeshjet finale për të dy kategoritë, si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Në finalen e femrave janë ndeshur dy çifte sportistesh të ekipit të Vllaznisë, Diana Vistaraj/ Stela Kiri kundër Izabela Dodani/ Antoneta Molla.

Pasditen e sotme në kompleksin "Devi" në Velipojë ka nisur turneu i dytë i beachvolejit që organizohet nga Bashkia Shkodër. Në orën 16.00 është hedhur shorti për pjesmarrësit ndërsa një orë më vonë kanë nisur ndeshjet të cilat duhet pranuar se kanë patur rivalitet. Pjesmarrës në edicionin e sivjetëm kanë qenë edhe shumë sportistë profesionistë teksa përveç volejbollistëve të Vllaznisë kanë qenë të pranishëm edhe ato të ekipit të Partizanit dhe Skënderbeut.

Pasditen e së premtes do të nisë në Velipojë turneu i dytë i beachvolejit "Velipoja 2017". Nëse një vit më parë ky turne është zhvilluar kryesisht me pushues por edhe sportistë profesionistë shkodranë, sivjet është krejt ndryshe. Ai organizohet nga Bashkia Shkodër dhe zhvillohet tek kompeksi "Devi", rruga nr.3.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree