Pasditen e sotme në fushën sportive "Reshit Rusi" duhej të ishte zhvilluar ndeshja miqësore Vllaznia B- Besa e Kavajës, por kjo nuk ka ndodhur. Arsyeja është se ekipi mik nuk ka udhëtuar fare drejt Shkodrës duke zhgënjyer në këtë mënyrë futbollistët dhe stafin teknik të ekipit shkodran. Te pranishem kane qene edhe arbitrat nderkohe qe futbollistet shkodrane e pritnin me interes nje perballje te tille.

Në serinë e miqësoreve që "Vllaznia B" ka organizuar në prag të nisjes së kampionatit të kategorisë së parë, pasditen e sotme ajo do të luajë ndeshjen e rradhës. Përballë saj do të jetë ekipi i njohur i Besës së Kavajës. Takimi do të luhet në orën 16.30 në fushën sportive "Reshit Rusi" dhe do të jetë një test serioz për të dy ekipet 8 ditë para nisjes së kampionatit.

Përgatitjet e sezonit të ri futbollistik vazhdojnë për Vllazninë B vazhdojnë. Përveç stërvitjeve të përditshme, stafi teknik vijon punën për konsolidimin e ekipit dhe për këtë arsye po zhvillon edhe disa ndeshje miqësore. Për këtë javë, e fundit e përgatitores para nisjes së kampionatit, trajneri Ervis Kraja ka planifikuar edhe dy miqësore të tjera.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree