Dita e sotme do të jetë vendimtare për fatet e ekipit të Vllaznisë së femrave nëse do të kualifikohet për në turin e dytë të Ligës së Kampioneve apo jo. Ashtu siç është bërë e ditur,Komisioni Disiplinor i UEFA-s do të mblidhet gjatë orëve të paradites për të dhënë vendimin përfundimtar në lidhje me ekipin grek PAOK që aktivizoi një futbolliste të pafederuar në ndeshjet e turit të parë të Ligës së Kampioneve.

Vendimi përfundimtar i UEFA-s në lidhje me çështjen "PAOK" sa i takon reklamimit të bërë nga ekipi i futbollit të femrave të Vllaznisë, do të merret më 21 shtator.Ky është njoftimi zyrtar që i ka mbërritur pasditen e djeshme drejtuesve shkodranë përmes një emaili nga ana e institucionit të futbollit europian. Bashkë me të, i kanë mbërritur edhe të gjithë relacionet e mbledhura për këtë çështje dhe që do t'i bëhen të ditura trupës gjykuese pas tre ditësh.

Zyrtarisht aventura e ekipit të futbollit të femrave të Vllaznisë është mbyllur pasditen e sotme. Me fitoren 2-0 ndaj Bettembourg, ai është renditur në vendin e dytë në grupin 10. Ka arritur të fitojë 2 ndeshje (1-0 me SFK2000 të Sarajevos dhe 2-0 me Bettembourg të Luksemburgut) ndërsa ka humbur me një gol të pësuar në minutat shtesë ndaj PAOK.

Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës e ka mbyllur me fitore serinë e ndeshjeve në grup. Ashtu siç pritej, shkodranet nuk e kanë patur të vështirë të fitojnë ndaj kampioneve të Luksemburgut, ekipit Bettembourg. Me dy gola të shënuar që në pjesën e parë dhe me autore Maliqin e Maksutin, vajzat kuqeblu kanë siguruar fitoren dhe rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund duke bërë që Vllaznia të fitojë 2-0.

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në ndeshjet e Ligës së Kampioneve të femrave. PAOK i Selanikut ka aktivizuar në dy ndeshjet e para në grup një lojtare të pafederuar. Për rrjedhojë, drejtuesit e ekipit shkodran kanë bërë reklamimin e duhur dhe presin vendimin e Komisionit të Disiplinës së UEFA-s dhe me shumë të ngjarë do të ketë një dënim të rëndë për ekipin grek.

Vllaznia e femrave pësoi një humbje të hidhur 1-0 me POAK-un, me skuadrën greke që realizoi me penallti në minutën e 92-të. Gjithsesi, shpresat e shkodraneve mbeten ende të gjalla, pasi në ndeshjen e parë fitoi 1-0 ndaj Sarajevos po me një gol të realizuar në minuta e 92-të nga Megi Doçi dhe tani në ndeshjen e tretë e pret Betembergu i Luksemburgut,  një skuadër modeste.

Page 1 of 2
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree