Vllaznia e 19-vjeçarëve është gati për debutimin në Uefa Youth League, njëlloj si Champions League i të rinjve. Trajneri i skuadrës shkodrane Luan Zmijani ka folur sot para ndeshjes Vllaznia-Teuta, ku është shprehur se janë gati për këtë aventurë më 27 shtator.

Pasditen e sotme Vllaznia U-19 ka mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshet në turin e parë të "Champions Youth League". Ai është FC Zimbru Chisinau. Moldavët në fakt janë të panjohur për shkodranët të cilët gjithsesi do të tentojnë të bëjnë një paraqitje sa më të mirë ndaj tyre dhe pse jo, të tentojnë kualifikimin.

Nga Shkodra vjen futbolli i bukur, vjen futbolli plot emocione dhe me kualitet të lartë në kampionatin tonë, vjen futbolli BIO. Vjen sepse në Shkodër ka një burim të pashtershëm talentesh, që furnizon të gjitha ekipet e Superiores dhe ato kombëtare. 19-vjeçarët shkodranë u shpallën kampionë të vendit sezonin e fundit dhe tani kanë siguruar edhe një arritje historike.

Pasditen e sotme bashkë me shortin e Champions League, është mësuar edhe shorti i grupeve për ndeshjet e të rinjve. Bëhet fjalë për të njëjtët ekipe të cilët konkurrojnë edhe me të rriturit. Por sa i takon Vllaznia U-19 dhe ekipeve të tjera pjesmarrëse në "Champions Youth League", shorti i tyre do të hidhet më datë 29 gusht në Nion të Zvicrës.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree