Skuadra shkodrane duhet patjetër që të dalë në lojën e saj duke u bazuar pikërisht tek potencialet që ka në rradhët e saj. Kjo është deklarata e bërë nga ish- futbollisti i saj, i mirënjohuri Hysen Zmijani. Në një prononcim për "Shkodra Sport" ai është shprehur kështu pas humbjes së Vllaznisë në ndeshjen e fundit me Teutën:

Mesfushori Erjon Vucaj është i kënaqur që Vllaznia e nisi me fitore kampionatin e ri. Sipas tij, ky trepikësh do ta ndihmojë skuadrën për vazhdimësinë por bën rritje për të mos kaluar në eufori por për vlerësim maksimal të çdo ndeshje. "Jam shumë I kënaqur pasi e filluam mbarë jo vetëm me tre pikë, por edhe me një lojë të bukur. Ta fillosh mbarë një sezon është për më tepër edhe një aspekt pozitiv në rritjen psikologjike të skuadrës.

Kanë mjaftuar 90 minutat e para të kampionatit për të dhënë një vlerësim për mesfushën e Vllaznisë. Një mesfushë "e bukur" me lojtarë që dinë të luajnë bukur futboll. Kjo natyrisht falë aftësive dhe dhuntive që disponojnë futbollistë të tillë si Erjon Vucaj, Gilman Lika dhe Edon Hasani. Por në fakt njëri prej protagonistëve të kësaj treshe, mendon ndryshe. Ndoshta edhe për t'u treguar modes.

Nëse ka ndodhur diçka e bukur tek Vllaznia e sivjetme është padyshim kjo gjë që po shkruajmë më poshtë: rikthimi në Shkodër i tre futbollistëve të këtij qyteti që deri pak muaj më parë kanë luajtur nëpër ekipe të tjera të kampionatit shqiptar. Bëhet fjalë për Erjon Vucajn, Edon Hasanin dhe Gilman Likën. Një treshe që i ka dhënë bukur lojës së Vllaznisë në mesfushë dhe tashmë i kënaqen këtij fakti.

Blerja më e fundit e kuqebluve, Erjon Vucaj, nuk ka luajtur për asnjë minutë në miqësoren e sotme ndaj Petnicës. Ndonëse pritshmëria ishte për të luajtur disa minuta, në fakt nuk ka ndodhur kështu. Arsyeja pse 26 vjeçari nuk ka qenë në fushë me fanellën kuqeblu ka patur të bëjë me faktin se ai është nisur paraditen e sotme drejt Malit të Zi dhe ka mbërritur dy orë para ndeshjes në kampingun e Beranes.

Erjon Vucaj është zyrtarisht futbollist I Vllaznisë. Ai ka firmosur mesditën e sotme kontratën me drejtuesit e klubit dhe kësisoj bëhet blerja e pestë e kuqebluve në merkaton e kësaj vere. Mesfushori I talentuar shkodran ishte në bisedime prej dy ditësh me drejtuesit e klubit dhe gjithçka ka përfunduar sot teksa ka gjetur akordin që është shoqëruar edhe me hedhjen e firmës në kontratë.

Page 1 of 2
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree