Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka e ka pranuar se skuadra e tij po vuan faktin që ndodhet në zonën e rënies nga kategoria. Strategu i ekipit shkodran shpjegoi faktin që ekipi i tij është në kërkim të një fitoreje për të kaluar këtë moment delikat. “Në pjesën e parë luajtëm jo mirë, dhe gabuam në rastin e golit. Në pjesën e dytë u munduam që të ndryshonim diçka, pasi ishim më të guximshëm në lojën tonë.

Përballja e nesërme ndaj Teutës konsiderohet shumë delikate për ecurinë e mëtejshme të kuqebluve në kampionat. Stafi teknik me në krye trajnerin Gjoka kanë punuar shumë gjatë këtyre ditëve për të ndryshuar disa gjëra në skuadër dhe tashmë presin "testin e provës".

Pas emërimit të Ernest Gjokës në krye të ekipit të Vllaznisë, një ish- futbollist i kësaj skuadre- Edi Martini, pat deklaruar në një media se njeriu që ka ndërhyrë për ta sjellë këtë trajner në Shkodër ka qenë ish- presidenti i kësaj skuadre Valter Fushaj. Ky i fundit iu pat përgjigjur pak kohë më vonë duke mohuar gjithçka dhe të njëjtën gjë së fundi ka bërë edhe vetë trajneri i kuqebluve.

Vetëm pak javë ka në drejtimin e Vllaznisë dhe vërtetë rezultatet nuk kanë folur ende nuk kanë folur në favorin e tij megjithatë trajneri Ernest Gjoka ka ndër mend të ndryshojë disa gjëra tek kjo skuadër. Së pari në aspektin psokologjik të futbollistëve dhe për më tepër, kërkon të fusë ndjenjën e liderit tek disa prej titullarëve të këtij ekipi. Tekniku kryeqytetas e thotë qartë këtë gjë në prononcimin e tij kur shprehet: "Shumë lojtarë nuk e kanë atë egon apo atë përgjegjësinë e lidershipit.

Ndonëse duhet edhe një muaj e gjysëm që të nisë zyrtarisht merkatoja e dimrit, tek Vllaznia ka nisur puna për gjetjen e ndonjë lojtari cilësor. Dhe nëse deri më sot mendohej që kuqeblutë do të kërkonin përforcim për në sulm, kjo nuk është e saktë. Më shumë e domosdoshme për stafin aktual është gjetja e një qendërmbrojtësi.

Mbrëmjen e djeshme në teatrin "Migjeni" ka nisur Festivali i këngës qytetare "Luleborë" që organizohet nga Bashkia Shkodër. Në natën e parë, për të ndjekur emocionet e këtij Festivali ka patur edhe disa të ftuar specialë, pikërisht futbollistët dhe stafin teknik të ekipit të futbollit të Vllaznisë. Ftesa e ardhur nga institucioni i pushtetit lokal është mirëpritur nga pjestarët e këtij ekipi që nuk kanë hezituar të jenë të pranishëm në teatrin "Migjeni" për të ndjekur me kërshëri emocionet që u kanë dhuruar 11 këngët qytetare të kënduara.

Page 1 of 4
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree