Në pamje të parë nuk e ka shprehur, madje as në prononcimin e tij për mediat. Bëhet fjalë për trajnerin e "Vllaznia B" Ervis Kraja i cili pas fitores 1-0 të ekipit të tij ndaj ekipit të parë të klubit shkodran, ka ndjerë kënaqësinë e këtij suksesi por ndërkohë në fjalët e thëna për gazetarët, është treguar paksa "diplomat" kur ka thënë:

Pasditen e nesërme në "Reshit Rusi" do të luhet ndeshja miqësore në mes ekipit Vllaznia A dhe Vllaznisë B. Një takim i cili do t'u shërbejë trajnerëve të të dy ekipeve për të parë gjendjen e futbollistëve në prag të ndeshjeve të rradhës. Por, njëkohësisht, do të jetë një mundësi e mirë që trajneri Ernest Gjoka të shohë edhe ndonjë element të ekipit të dytë që mund t'i shërbejë në të ardhmen.

Ardhja e trajnerit Ernest Gjoka në krye të Vllaznisë duket se ka filluar t'i lëvizë në njëfarë mënyre ujërat në klubin Vllaznia. Ai nga sa shikohet, po kërkon një bashkëpunim më të madh me drejtuesit dhe trajnerët e Akademisë dhe po ashtu edhe me stafin e ekipit B. Javën e kaluar ka marrë në stërvitje një futbollist nga ekipi U-19, pikërisht mbrojtësin e majtë Senad Hysenaj ndërkohë që ditën e sotme me ekipin e parë do të dalë në stërvitje edhe një futbollist i ekipit B.

Pavarësisht lojrave të mira të zhvilluar, "Vllaznia B" ende nuk e njeh shijen e fitores në kampionatin e kategorisë së parë ku merr pjesë për herë të parë sivjet. Ajo ka siguruar vetëm dy barazime dhe katër humbje duke siguruar deri më tani vetëm dy pikë. Por, trajneri i kësaj skuadre Ervis Kraja, në një prononcim për "Shkodra Sport" shpresat se tashmë ka ardhur rradha për fitore dhe të parën do ta sigurojnë pikërisht nesër ndaj Besës.

Trajneri i ekipit "Vllaznia B" Ervis Kraja është dënuar me dy javë pezullim nga Komisioni i Disiplinës së FSHF në mbledhjen e tij të sotme. Një vendim i tillë ka ardhur pas raportit të arbitrit të ndeshjes së fundit ndaj Dinamos por edhe i delegatit të saj teksa ata kanë konstatuar një sjellje jo të duhur të tij ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në fakt, Kraja e ka shprehur edhe në media pakënaqësinë e tij në lidhje me arbitrimin e kësaj ndeshje që u fitua nga dinamovitët me rezultatin e ngushtë 1-0.

Skuadra që ai drejton, Vllaznia B sot është mundur 0-1 nga Kastrioti në një ndeshje që u duk se po shkonte drejt barazimit. Goli i Dycës në minutën e 85-të ka ndëshkuar ekipin e dytë të klubit shkodran. Trajneri Ervis Kraja sigurisht që ndjehet keq për këtë humbje megjithatë pranon superioritetin e krutanëve që kanë objektiva madhore për të realizuar në këtë kampionat.

Page 1 of 2
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree