Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-17 e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagic do të zhvillojë një turne miqesor ne Kazakistan, i cili do të fillojë programin e ndeshjeve në datën 4 shtator dhe do të shpallë fituesin dhe renditjen përfundimtare në 8 shtator. Trajneri i përfaqësueses kuqezi ka grumbulluar 23 futbollistë, të cilët do të jenë në vëzhgimin e tij. Ata që do të bindin trajnerin do të kenë një vend në listën përfundimtare të kualifikueseve të ekipit kombetar për këtë grupmoshë, që do të zhvillohen në muajin tetor.

Pasditen e sotme bashkë me shortin e Champions League, është mësuar edhe shorti i grupeve për ndeshjet e të rinjve. Bëhet fjalë për të njëjtët ekipe të cilët konkurrojnë edhe me të rriturit. Por sa i takon Vllaznia U-19 dhe ekipeve të tjera pjesmarrëse në "Champions Youth League", shorti i tyre do të hidhet më datë 29 gusht në Nion të Zvicrës.

Nga Bardh Maçi

Në tabelën e mëposhtme janë arbitrat dhe asistentet e Superliges dhe kategorise se pare per kete sezon qe do te jene ne testin teorik dhe fizik ne Durres. Sa për sqarim: te paret jane arbitrat e superliges dhe te dytet arbitrat e kategorise se pare, gjithashtu e njejta dhe per asistentet.

Kampionati i kategorisë së parë në futbollin shqiptar është programuar të nisë më 16 shtator por disa prej stadiumeve ku do të luhen ndeshjet e kësaj kategorie kanë probleme dhe ende nuk janë liçensuar. Ndryshe qëndron problemi për fushën ku do t'i zhvillojë ndeshjet Vllaznia B.

Kombëtarja U-19 do të nisë grumbullimin në vigjilje të dy ndeshjeve miqësore me Gjeorgjinë, në 30 gusht dhe 1 shtator. Trajneri i skuadrës kombëtare të U-19, Erjon Bogdani ka bërë publike përpara mediave emrat e 25 futbollistëve të grumbulluar për këto dy takime miqësore, teste të cilat do të shërbejnë shumë për trajnerin, për të vlerësuar gjendjen si dhe për të parë ekipin në fushë.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree