Kuqeblutë kanë mbërritur që mbrëmë në Kukës për pragndeshjen me skuadrën vendase e cila siç dihet është edhe kampionia në fuqi e vendit. Njëkohësisht stafi teknik mësohet të ketë zhvilluar edhe analizën e ndeshjes dhe ka zbardhur edhe formacionin që do të hedhë në fushë për këtë takim. Kështu, në portë do të jetë përsëri Selimaj ndërsa në mbrojtje Gocaj, Pjeshka, Orelesi dhe Marku.

Në ndeshjet e fundit të Cungut në krye të Vllaznisë, preferoi në vijën e parë të sulmit vlonjatin Andi Ribaj. Ndërkohë me ardhjen e trajnerit të ri Ernest Gjoka, ai vendosi që t'i besonte repartin ofensiv Arlind Kalajës. Ky lojtar padyshim që u mundua të bënte maksimumin në ndeshjen ndaj Partizanit, por u pa qartë se e kishte të vështirë të përshtatej në atë rol jo të zakonshëm për të.

Nëse në ndeshjen ndaj Partizanit nuk mundi të ndryshonte shumë gjëra ngaqë vetëm tre ditë e drejtoi skuadrën në stërvitje, për takimin e rradhës me Kukësin pritet që trajneri i ri i Vllaznisë Ernest Gjoka të ndryshojë sërish. Si në emrat e futbollistëve që do të hedhë në fushë ashtu edhe në skemën dhe mënyrën e lojës.

Ndeshja e rradhës me Flamurtarin po afron dhe tashmë në kampin shkodran po i japin dorën e fundit përgatitjeve për të. Kjo është një sfidë e cila duhet fituar patjetër sepse ndryshe pozitat për Vllazninë në renditje do të rëndoheshin edhe më shumë. Por padyshim që nuk do të jetë e lehtë sepse vlonjatët po bëjnë një paraqitje shumë të mirë në këtë kampionat.

Për ndeshjen e rradhës me Luftëtarin tek Vllaznia duket se do të ketë të paktën dy ndryshime në formacion, krahasuar me atë të përballjes së fundit me Teutën. Kështu, në mbrojtje Gurishta do t'i lërë vendin Markut në krahun e majtë të saj. Gabimi i të parit në rastin e golit të durrsakëve, do t'i kushtojë mesa duket humbjen e vendit të titullarit për momentin atij.

Përgatitjet e ekipit shkodran për ndeshjen me Teutën tashmë kanë marrë fund dhe gjithçka është gati. Trajneri Cungu dhe ndihmësit e tij Maxhar e Lekiqi kanë bërë gati edhe formacionin të cilin mendojnë të hedhin në fushë. Nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të madh nga 11-shja që luajti javën e parë ndaj Lushnjës. I vetmi ndryshim është se rikthehet në formacion pas rikuperimit nga dëmtimi mbrojtësi Pjeshka.

Page 1 of 2
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree