Mbase nuk e kishte menduar as vetë por në fund kur ka dëgjuar t'i thirret emri për të marrë trofeun e "Gongut të Artë" në ringun e Shkupit, boksieri shkodran Bekim Vjerdha është ndjerë disi i befasuar. E ka pranuar edhe vetë këtë gjë në një prononcim për gazetën "Shkodra Sport" kur shprehet:

Ka përfunduar me suksesin e kombëtares shqiptare të boksit edhe turneu "Gongu i Artë" i zhvilluar për dy ditë me rradhë në Shkup të Maqedonisë. Shqipëria ka sfiduar Serbinë në renditjen ekipore dhe i ka rrëmbyer asaj vendin e parë. Por jo vetëm kaq. Boksieri shkodran Bekim Vjerdha është vlerësuar si boksieri më i mirë i aktivitetit duke merituar edhe trofeun e veçantë të "Gongut të Artë".

Nga gjashtë boksierët me të cilët Shqipëria po përfaqësohet në edicionin e rradhës të "Gongut të Artë" që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë, pesë prej tyre kanë siguruar të drejtën për të qenë në finalet e ditës së nesërme. Dhe ajo çfarë është më interesantja, tre prej tyre janë pjestarë të ekipit të Vllaznisë të cilët e fituan këtë të drejtë pas takimeve të fituar ditën e sotme në gjysmëfinale.

Kombëtarja e boksit, pak ditë pas pjesëmarrjes në turneun “Adem Jashari” që u zhvillua në Prishtinë ka udhëtuar për në Shkup, aty ku këtë fundjavë do të zhvillohet turneu tjetër ndërkombëtar, ai i “Gungut të Artë”. Në këtë turne, Shqipëria do të përfaqësohet me boksierët Ardit Murja (pesha 56kg), Krenar Zeneli (pesha 60kg), Indrit Sokoli (pesha 64kg), Arjon Kajoshi (pesha 75kg), Bekim Vjerdha (pesha 81kg) dhe Emiliano Xhediku (pesha 91kg).

Kombëtarja shqiptare e boksit, me pesë sportistë në rradhët e tij, është nisur paraditen e së enjtes drejt Maqedonisë për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu I Artë” që zhvillohet këtë fundjavë në Shkup. Para nisjes, trajneri Zef Gjoni në një prononcim për "Shkodra Sport" është shprehur entuziast për një tjetër paraqitje positive të boksierëve edhe në këtë turne ndonëse ai do të jetë edhe më I fortë se “Adem Jashari” I Prishtinës ku morën pjesë javën e kaluar.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree