Me këtë titull e ka nisur shkrimin e saj ditën e sotme gazeta e njohur austriake "Osterreich" një përmbledhje të ndeshjes së fundit të skuadrës Wiener Neustadt dhe njëkohësisht teksa ka bërë edhe një pasqyrë të ecurisë së deritanishme të kampionatit të kategorisë së parë austriak. Ajo është ndalur gjerësisht tek sulmuesi shkodran Hamdi Salihi dhe në këtë shkrim citojmë: "Përsëri Dopietë, tani në kuotën e 8 golave.

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi nuk njeh limite dhe shënon sërish një dygolësh. Ai ka shënuar sërish për ekipin e tij Wiender Neustadt duke e ndihmuar atë që të arrijë fitoren e rradhës në kampionat me rezulatin 2-0. 33 vjeçari ka shënuar të dy golat në këtë ndeshje, madje e ka bërë një gjë të tillë që në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Liefering.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree