6 shtatori i vitit 2005 sot merr sërish edhe më shumë vlerë. Edhe më shumë madje se një vit më parë. Biles biles, edhe më shumë sesa dy vjet më parë kur u organizua festa e madhe e 10 vjetorit të krijimit të këtij ekipi- "Juban Danja". Themi kështu sepse sot, mbushen plot 12 vite që nga momenti kur Lizana Jaku, Emanuela Jaku, Terezina Lazri, Tereza Ilia, Agetina Ndreka, Loreta Jaku, Marije ilia, Vera Ndreka, Manjola Ejlli, Xhulia Preçi, Agetina Marku, Terezina Palushi, Albina Gjuraj, Dorina Gjoni dhe trajneri Marin Jaku, nën "orkestrimin" e Ferdinand Jakut, organizuan të parën ndeshje të futbollit të femrave në vendin tonë.

Specialisti i njohur i futbollit Nikoll Gjergji ka nisur një projekt më fëmijët e Akademisë "Juban Danja". Ashtu siç kemi bërë të ditur edhe pak ditë më përpara, ish- futbollisti i njohur i Vllaznisë së viteve '60, ka ndër mend të bëjë diçka të bukur me këtë projekt. I është bashkangjitur Akademisë "Juban Danja" duke parë edhe seriozitetin dhe korrektesën e presidentit Ferdinand Jaku dhe sëbashku kanë ndër mend të bëjnë diçka të bukur.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree