Boksierët e Vllaznisë "rrëmbejnë" edhe një tjetër titull kampion. Këtë herë atë të 18 vjeçarëve. Verdikti është dhënë pas përfundimit të finaleve të këtij kampionati që u zhvillua për dy ditë me rradhë në Shkodër dhe që përfundoi pasditen e sotme me kurorëzimin e shkodranëve. Ata kanë shpallur pesë boksierë kampionë në peshat respektive dhe për këtë arsye, kanë merituar edhe kupën e ekipit kampion.

Pas organizimit shumë të mirë që i bëri kampionatit kombëtar të të rriturve pak kohë më parë, Federata Shqiptare e Boksit i ka besuar Shkodrës organizimin edhe të kampionatit të 18 vjeçarëve. Në fakt plani nuk ka qenë kështu. Drejtuesit e Federatës kishin zgjedhur Tiranën për zhvillimin e tij por në kryeqytet duket se nuk preokupohet askush për boksin.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree