Kalendari i kategorisë së parë nuk ka qenë aspak i favorshëm për "Vllazninë B". Pas ndeshjes së parë të luajtur në transfertën e Rrogozhinës të shtunën që shkoi, të njëjtën gjë asaj i duhet të bëjë edhe këtë fundjavë. Sërish do të luajë jashtë Shkodre, këtë herë ndaj Tërbunit. Takimi që do të luhet të shtunën në stadiumin "Ismail Xhemali" të Pukës konsiderohet i vështirë për djemtë që drejtohen nga trajneri Ervis Kraja sepse vendasit konsiderohen pretendentë në Grupin A.

E ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin e ri Kastrioti i Krujës që këtë sezon siç dihet do të drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj. Ndonëse ka luajtur në fushën e vështirë të Burrelit, krutanët kanë fituar 2-0. Pjesa e parë është shoqëruar me rivalitet por në të dytën gjërat kanë ndryshuar. Kastrioti në minutën e 79-të ka fituar një 11-metërshqë është kthyer në gol nga Kabiru.

Skuadra e dytë e klubit shkodran, "Vllaznia B" e ka nisur me humbje kampionatin e kategorisë së parë në të cilin militon sivjet. Pasditen e sotme ajo është mundur 0-1 nga Egnatia në ndeshjen e luajtur në qytetin e Rrogozhinës. Ka mjaftuar një gabim në prapavijë i futbollistëve kuqeblu dhe lojtari veteran i vendasve Vangjel Mile ka shënuar të vetmin gol të ndeshjes që në minutën e 16-të.

Ekipi i dytë i klubit Vllaznia, pikërisht ekipi "B" do të startojë nesër ecurinë e tij për herë të parë në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. Ndeshja hapëse e kampionatit për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Ervis Kraja do të jetë ajo që do të luajë në Rrogozhinë ndaj Egnatias vendase.

Tjetër përforcim për Tërbunin e Pukës, skuadër e cila po stërvitet në Shkodër nën drejtimin e trajnerit Krepi prej më shumë se 3 javësh, ndërkohë që ka zhvillime për sa i takon merkatos, pasi ditën e djeshme nën urdhrat e trajneri Kreshnik Krepi është vënë lojtari polivalent, Senad Lekaj. 27-vjeçari vjet e nisi sezonin te Besëlidhja dhe u aktivizua në 19 ndeshje (17 titullar).

Mesfushori shkodran Arsen Hajdari nuk do të largohet nga Shkodra. Në fund të sezonit të kaluar, ai pati disa mundësi për vazhdimin e karrierën si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj, kryesisht në kampionatin kosovar. Megjithatë, fakti që ai për momentin nuk ka qenë në planet e trajnerit Cungu për ekipin e parë, nuk e ka "mërzitur" 28 vjeçarin që ka vendosur të mos largohet nga klubi kuqeblu.

Page 1 of 2
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree