Vllaznia e 19-vjeçarëve është gati për debutimin në Uefa Youth League, njëlloj si Champions League i të rinjve. Trajneri i skuadrës shkodrane Luan Zmijani ka folur sot para ndeshjes Vllaznia-Teuta, ku është shprehur se janë gati për këtë aventurë më 27 shtator.

Afrimi i nisjes së sezonit të ri futbollistik ka vënë në lëvizje të gjithë ekipet e KF Vllaznia. Përveç ekipit të parë, edhe dy ekipe të tjera të tij po zhvillojnë ndeshje të ndryshme miqësore. Kështu, pasditen e së mërkurës "Vllaznia B" do të ndeshet me Vllaznia U-19. Ndeshja do të nisë në orën 17.30 në fushën sportive "Reshit Rusi".

Pasditen e sotme Vllaznia U-19 ka mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të ndeshet në turin e parë të "Champions Youth League". Ai është FC Zimbru Chisinau. Moldavët në fakt janë të panjohur për shkodranët të cilët gjithsesi do të tentojnë të bëjnë një paraqitje sa më të mirë ndaj tyre dhe pse jo, të tentojnë kualifikimin.

Klubi i Futbollit Vllaznia ka përzgjedhur trajnerin që do të drejtojë ekipin U-19 të Akademisë së tij. Ai do të jetë Luan Zmijani. Ky trajner rikthehet në këtë detyrë pas tre vitesh dhe duket se e ka marrë me shumë dëshirë atë. Bashkë me të do të jetë edhe ndihmëstrajneri Gjon Kola dhe të dy sëbashku nga paraditja e së premtes kanë nisur punën me ekipin.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree