Ndryshimi i kalendarit të ndeshjeve të Superiores në mesjavë, me shtyrjen e takimit mes Vllaznisë dhe Lushnjës, ka sjellë jo pak rrëmujë në futbollin  shqiptar. Shumë klube kanë shprehur pakënaqësi për situatën e krijuar dhe favorizimin ndaj skuadrave të ndryshme. Për të shtuar zërat e pakënaqësisë ka menduar vetë sekretari i Lushnjës, Irakli Zaka, i cili deklaroi se FSHF nuk kishte kërkuar mendimin e klubit për ta bërë një gjë të tillë.

FSHF ka reaguar sërish me një deklaratë për shtyp në lidhje me shtyrjen e ndeshjes Vllaznia-Lushnja. Institucioni i futbollit i është përgjigjur reagimit të ashpër të Flamurtarit , i cili akuzoi për veprim dashakeqëse për ndryshimet në kalendarin e kampionatit. Sipas vlonjatëve FSHF ka favorizuar disa skuadra të veçanta për të përgatitur sa më mirë ndeshjet.

Dilemat se ku do të luhet ndeshja Vllaznia- Lushnja marrin fund. Kërkesa e klubit shkodran për ta shtyrë për një datrë tjetër këtë takim, ka gjetur aprovimin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të klubit lushnjar dhe për këtë arsye është rënë dakord që ky takim të luhet më datë 22 nëntor ora 14.00 në stadiumin "Loro Boriçi". Kjo gje behet e ditur nga vete klubi shkodran ne faqen e tij zyrtare.

Ndeshja Vllaznia-Lushnja, e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit, është bërë çështje në klubin shkodran, që është në hall për gjetjen e një stadiumi. Në stadiumin “Loro Boriçi” është e pamundur të luhet, pasi moti me reshje nuk e ka favorizuar fushën e tij. Janë dy stadiumet, ku mund të luhet kjo ndeshje sipas “VIP SPORT”.

Ajo që përflitej tashmë është zyrtare. Ndeshja Vllaznia- Lushnja nuk do të luhet të mërkurën në stadiumin "Loro Boriçi". Drejtuesit e klubit shkodran kishin shpresuar që tapeti i stadiumit pas mbjelljes së barit të ri, të ishte gati për këtë ndeshje por nuk ka ndodhur kështu. Specialistët e kësaj fushe, pasi e kanë inspektuar atë, kanë dalë në përfundimin se tapeti i këtij stadiumi ende nuk është gati për ndeshje.

Superiorja luhet mesjavën e ardhshme, teksa zhvillohen disa ndeshje të rëndësishme të ndara në dy ditë. Të mërkurën zhvillohen shumica e takimeve, dy prej tyre prej orës 14:00. Sfidat hapëse rë javës së dhjetë janë Vllaznia-Lushnja dhe Luftëtari-Teuta.

Page 1 of 3
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree