Çiklisti i Vllaznisë Bruno Kola vetëm pak ditë pas suksesit në Rrethin Çiklistik të Shqipërisë ku zuri vendin e parë, sot ka arritur një tjetër. Këtë herë në Prizren të Kosovës. Ai ka zënë vendin e parë dhe ka merituar kupën në turneun-memorial "Shaban Shala". Por jo vetëm kaq.

Pasditen e sotme në kompleksin "Devi" në Velipojë ka nisur turneu i dytë i beachvolejit që organizohet nga Bashkia Shkodër. Në orën 16.00 është hedhur shorti për pjesmarrësit ndërsa një orë më vonë kanë nisur ndeshjet të cilat duhet pranuar se kanë patur rivalitet. Pjesmarrës në edicionin e sivjetëm kanë qenë edhe shumë sportistë profesionistë teksa përveç volejbollistëve të Vllaznisë kanë qenë të pranishëm edhe ato të ekipit të Partizanit dhe Skënderbeut.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree