Me marrjen e Andi Ribajt është mbyllur merkatoja e Vllaznisë. Me të ka shkuar në gjashtë numri i blerjeve të saj. I pari erdhi Edon Hasani, më pas firmosi Gilman Lika, Nuredin Orelesi, Charles Atsina e pastaj edhe Erjon Vucaj. Në pamje të parë kemi të bëjmë me një merkato cilësore megjithatë ka edhe mendime ndryshe.

Orët e fundit të merkatos së futbollistëve të kampionatit shqiptar, mund të sjellin një futbollist tjetër tek Vllaznia. Bëhet fjalë për sulmuesin Andi Ribajn. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se lojtari do të mbërrijë në orët e darkës në qytetin verior dhe do të ulet në tavolinë me drejtuesit e klubit me idenë për të rënë dakord për firmosjen e kontratës.

Merkatoja e Superligës shqiptare do të mbyllet ditën e martë por tek Vllaznia nuk pritej lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për futbollistë të kampionatit shqiptar sepse merkatoja e të huajve është mbyllur që më 31 gusht. Sa I takon lojtarëve të kampionatit tonë, në fakt shanset që ndonjëri prej tyre të vijë në Shkodër, duken shumë të pakta. Secili skuadër tashmë është profilizuar dhe bërë gati për nisjen e kampionatit. Në këto kushte, kuqeblutë duhet t’I bëjnë planet me kontigjentin aktual.

Ndonëse u duk se drejtuesit e Vllaznisë hoqën dorë nga ideja e tyre për gjetjen e një portieri tjetër, në fakt nuk ka ndodhur kështu. Pasditen e djeshme ka mbërritur në Shkodër portieri me origjinë korçare por i rritur në Greqi, Ilia Melka. 27 vjeçari ka luajtur në sezonin e fundit në kategorinë e dytë të shtetit helen me ekipin e Panserraikos teksa ka qenë në fushë në 18 ndeshje.

Mbrëmja e sotme përkon me afatin përfundimtar të mbylljes së merkatos për futbollistët e huaj. Në këto kushte, pritej që Vllaznia të ishte në lëvizje për gjetjen edhe të një sulmuesi tjetër por mesa duket ka pak shpresa për këtë. Gjithsesi duhet pritur deri në orën 24.00 për të parë se çfarë do të ndodhë. Kuqeblutë aktualisht kanë vetëm një sulmues në dispozicion, ganezin Atsina si dhe 19 vjeçarin Pusi.

Erjon Vucaj është zyrtarisht futbollist I Vllaznisë. Ai ka firmosur mesditën e sotme kontratën me drejtuesit e klubit dhe kësisoj bëhet blerja e pestë e kuqebluve në merkaton e kësaj vere. Mesfushori I talentuar shkodran ishte në bisedime prej dy ditësh me drejtuesit e klubit dhe gjithçka ka përfunduar sot teksa ka gjetur akordin që është shoqëruar edhe me hedhjen e firmës në kontratë.

Page 1 of 3
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree