Një tjetër fitoren e miqësoreve për "Vllazninë B". Ditën e sotme ajo ka zhvilluar ndeshjen e rradhës me ekipin U-19 dhe ka fituar ndaj tij me rezultatin 2-1. Për kuqeblutë e trajnerit Kraja kanë shënuar në pjesën e parë Balaj pikërisht në minutën e 35-të ndërsa në të 70-tën ka shënuar Hajdari ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes, të rinjtë shkodranë kanë shënuar golin e vetëm për ta.

Miqësorja e fundit e Vllaznisë në prag të nisjes së sezonit të ri, ajo e luajtur pasditen e sotme në Tuz ndaj Deçiçit vendas, është mbyllur në barazim 1-1. Të parët kanë shënuar shkodranët me anë të Krujës në '15 ndërsa kanë barazuar tuzianët me një autogol të mbrojtësit të kuqebluve Mehmedaj në '72 të pjesës së dytë. Përgjithësisht ka qenë një ndeshje pozitive ndonëse shkodranët kanë patur disa mungesa.

Me rezultatin e thellë 10-0 është mbyllur miqësorja e luajtur pasditen e sotme në mes Vllaznisë dhe malazezëve të Petnicës. E luajtur në stadiumin e Beranes, ashtu siç pritej ajo është dominuar nga futbollistët shkodranë të cilët në fakt nuk kanë hasur shumë rezistencë sepse niveli i ekipit kundërshtarë ka lënë shumë për të dëshiruar.

Pasditen e sotme në stadiumin e qytetit të Beranes ka qenë planifikuar të zhvillohej ndeshja miqësore në mes ekipit të Vllaznisë dhe malazezëve të Petnjicës. Ky takim pritej me interes ndonëse edhe niveli i kundërshtarit nuk ishte i lartë megjithatë stafi teknik do të testonte dy lojtarët e sapoardhur në provë, Kesinoviç dhe Onuoha.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree