Largimi i sportistëve cilësorë nga Shkodra dhe Shqipëria vijon sërish. Pas largimit të disa boksierëve e volejbollistëve cilësorë, rradha i ka ardhur një tjetër sportisti kampion për ta ndërmarrë një hap të tillë. Bëhet fjalë për mundësin Qamil Bajrami. Dy herë kampioni i Shqipërisë ka vendosur të ndërpresë karrierën sportive dhe të largohet jashtë vendit për të synuar një jetë më të mirë sepse e ka parë që me sport nuk siguron asgjë.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree