Mbrëmjen e sotme në "Elbasan Arena" është luajtur ndeshja kualifikuese e Kampionatit Europian, e vlefshme për grupin 2. Pavarësisht rasteve për të dy ekipet, në përfundim është fiksuar rezultati i barabartë 0-0. Në këtë takim, mesfushori i Vllaznisë Ardit Krymi e ka nisur ndeshjen si titullar dhe ka qëndruar në fushë deri në minutën e 70-të kur është zëvendësuar nga Qazim Laçi.

Sulmuesi 19 vjeçar Rubin Hebaj pas dy golave që ka shënuar deri më tani në kampionatin slloven të futbollit me ekipin e tij Domzhale, e ka gjetur golin edhe në Kupën e këtij vendi. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ndaj ekipit NK Mura, ai ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë që në minutën e 14-të duke kaluar në avantazh Domzhalen.

Vjen dhe goli i dytë për sulmuesin shkodran Rubin Hebaj. Në ndeshjen e sotme të vlefshme për kampionatin slloven të futbollit në mes ekipit të tij Domzhale dhe ND Triglav, 19 vjeçari e ka dërguar topin përsëri në rrjetë duke rregjistruar kësisoj golin e tij të dytë me skuadrën e tij të re. Ai është futur në pjesën e dytë në fushë dhe pikërisht në minutën e parë shtesë, e ka dërguar topin në rrjetë, duke shënuar golin e gjashtë dhe të fundit të ndeshjes që u fitua nga Domzhale me rezultatin e thellë 6-1.

Mbrëmjen e sotme, Kombëtarja U-21 e Shqipërisë ka luajtur në Belfast ndeshjen  e rradhës eliminatore të "Euro 2021" dhe është ndëshkuar vetëm në minutën e 95-të. Ka qenë Bare ai që ka shkaktuar 11-metërsh dhe njëkohësisht është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, duke u larguar më pas nga fusha me të kuq dhe çfarë është më e keqja, duke i dhënë mundësi irlandezo-veriorëve të shënonin nga pika e bardhë dhe ta fitonin këtë përballje.

Të dielën ka shënuar të parin gol për ekipin e tij të ri- Domzhalen dhe kjo padyshim që e ka kënaqur sulmuesin 19 vjeçar shkodran Rubin Hebaj. Këtë gjë ai e ka pranuar edhe në një intervistë ekskluzive për "Shkodra Sport" teksa ka deklaruar: "Kuptohet që kënaqësia ishte e madhe pas shënimit të atij goli, pavarësisht se nuk e ndihmoi ekipin tim ta fitonte ndeshjen.

Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj gjen golin edhe në Slloveni. Pasditen e sotme ai ka shënuar të parin gol në këtë kampionat duke luajtur për skuadrën e tij Domzhale. Por jo vetëm kaq. 19 vjeçari ka qenë protagonist edhe tek goli i parë teksa ka dhënë asistin e tij. Hebaj nuk e ka nisur si titullar ndeshjen ndaj Nk Krsko por gjërat për Domzhalen nuk kanë shkuar mirë teksa e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh 0-1.

Page 1 of 2
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree