Fundjavë e shkuar në media u fol shumë për spostimin e ndeshjes Vllaznia- Skënderbeu nga Shkodra në Korçë. Madje, presidenti i Kukësit Safet Gjici do deklaronte se po bëhet një aleancë në favor të korçarëve. Por nuk mendon kështu gazetari i njohur shkodran Admir Uruçi. Ai ka qenë i ftuar në emisionin "Sport Arena" në televizionin Rozafa dhe në lidhje me këtë çështje, ka deklaruar:

Keqardhje për rezultatin e fiksuar në fund të takimit të luajtur pasditen e sotme në Korçë. Kështu mund të etiketohet ajo çfarë është parë tek trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka në prononcimin e tij pas humbjes 2-0 kundër Skënderbeut. Për "Super Sport" ai deklaroi: “Sigurisht këto janë diferencat e skuadrës së mirë. Por, duhet të ishim më të kujdesshëm për të mos pësuar këto gola.

Ndryshimet në pankinë nuk po i sjellin ndryshimet në rezultate tek Vllaznia. Madje tek kjo skuadër vazhdon "avazi i vjetër" i gabimeve në sulm dhe për rrjedhojë vijnë gabimet në mbrojtje çka i kushton pastaj në rezultate. Kështu ka ndodhur edhe pasditen e sotme në ndeshjen e luajtur në Korçë ndaj Skënderbeut që u fitua nga kjo e fundit me rezultatin 2-0.

Luajtja e ndeshjes së sotme në Korçë në mes Vllaznisë dhe Skënderbeut sigurisht që nga të gjithë konsiderohet si një mundësi e mirë e korçarëve për të arritur një tjetër fitore. Madje, edhe nga kompanitë e basteve kjo gjë konsiderohet e sigurtë. Një fitore e mundshme e Skënderbeut është kuotuar me një koefiçent shumë të ulët, vetëm 1.40.

Ndeshjen e nesërme Vllaznia- Skënderbeu që do të luhet në Korçë nuk do ta drejtojnë arbitra shqiptarë por maltezë. Ky është lajmi më i fundit që ka dalë nga Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi zyrtar që ka shpërndarë për mediat ku thuhet:

Dje u vendos zyrtarisht që ndeshja Vllaznia-Skënderbeu të luhet në stadiumin e Korçës, pasi shkodranëve nuk iu dha e drejta të luanin në “Reshit Rusi”. Kjo fushë nuk plotëson kushtet dhe ndeshja e fazës së dytë pastaj do të luhet në Shkodër.Por ky vendim ka sjellë reagimin e presidentit të Kukësit, Safet Gjicit, i cili ka deklaruar për “Panorama Sport” se kështu favorizohet Skënderbeu dhe cënohet gara:

Page 1 of 2
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree