Ndeshja Vllaznia-Lushnja, e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit, është bërë çështje në klubin shkodran, që është në hall për gjetjen e një stadiumi. Në stadiumin “Loro Boriçi” është e pamundur të luhet, pasi moti me reshje nuk e ka favorizuar fushën e tij. Janë dy stadiumet, ku mund të luhet kjo ndeshje sipas “VIP SPORT”.

Ajo që përflitej tashmë është zyrtare. Ndeshja Vllaznia- Lushnja nuk do të luhet të mërkurën në stadiumin "Loro Boriçi". Drejtuesit e klubit shkodran kishin shpresuar që tapeti i stadiumit pas mbjelljes së barit të ri, të ishte gati për këtë ndeshje por nuk ka ndodhur kështu. Specialistët e kësaj fushe, pasi e kanë inspektuar atë, kanë dalë në përfundimin se tapeti i këtij stadiumi ende nuk është gati për ndeshje.

Ndeshja Vllaznia- Lushnja e vlefshme për javën e dhjetë të Superligës do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 14.00. Për momentin ky takim është planifikuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” megjithatë ende nuk është asgjë zyrtare. Kjo është fotoja e sotme qe ofron ky impiant sportiv ditën e sotme.

Sot Vllaznia vuan për tifozët. Sigurisht që ky është një minus i madh për këtë skuadër e cila tifozërinë e ka patur si një pikë të fortë mbështetëse në vite. Mjafton të shohim këtë video dhe kupton menjëherë se kush janë tifozët shkodranë. Vetëm 16 vite më parë ka qenë ky stadium i mbushur në këtë mënyrë. Dhe të mos harrojmë: Në "Loro Boriçi" pamjet e mësipërme nuk i takojnë asnjë përballje me Italinë apo me Spanjën.

Mbjellja e barit të ri në stadiumin "Loro Boriçi" ka shkuar në mënyrën e duhur dhe siç e shikoni edhe nga fotoja e bërë mëngjesin e sotëm, ai tashmë ka mbirë dhe po merr formën dhe ngjyrën e duhur. Natyrisht që ky proces ka shkuar në mënyrën e duhur pasi është ndihmuar edhe moti shumë i mirë që ka mbajtur gjatë këtyre ditëve.

Ndeshja e ardhshme e Vllaznisë në Shkodër, ajo ndaj Skënderbeut, nuk do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Arsyeja është se ditën e djeshme në fushën e këtij impianti sportiv është bërë mbjedhja e barit të ri. Ajo është shoqëruar me hedhjen e sasie të madhe rëre që është e nevojshme në raste të tilla.

Page 1 of 2
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree