Sezoni i ri por histori e vjetër. Sa herë që presim një Vllazni të madhe, një Vllazni ndryshe, ajo zhgënjen. Madje brenda në Shkodër, para tifozëve të saj. Ka ndodhur kështu edhe mbrëmjen e sotme kur ajo është mundur 0-1 nga Teuta brenda në "Loro Boriçi". Një pjesë e parë e mbyllur me rrjeta të paprekura, por të dyja skuadrat janë të vendosura për të dalë me maksimumin nga fusha e blertë.

Përgatitjet e ekipit shkodran për ndeshjen me Teutën tashmë kanë marrë fund dhe gjithçka është gati. Trajneri Cungu dhe ndihmësit e tij Maxhar e Lekiqi kanë bërë gati edhe formacionin të cilin mendojnë të hedhin në fushë. Nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të madh nga 11-shja që luajti javën e parë ndaj Lushnjës. I vetmi ndryshim është se rikthehet në formacion pas rikuperimit nga dëmtimi mbrojtësi Pjeshka.

Paraditen e sotme mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të qartë edhe mënyrën si do të jenë të ndara sipas ditëve ndeshjet e javës së parë të Superligës. Takimi Lushnja- Vllaznia do të luhet të dielën në orën 16.00. Të paktën për momentin kështu është bërë e ditur. Po ashtu,konfirmohet fakti se për shkak të rikonstruksionit të stadiumit "Roza Haxhiu" të Lushnjës, ndeshja do të luhet në stadiumin "Loni Papuçiu" të Fierit.

Ndeshja e parë e kampionatit të ri, ajo në mes Lushnjës dhe Vllaznisë, nuk do të luhet në stadiumin "Roza Haxhiu" të Lushnjës. Arsyeja është se tapeti i kësaj fushe sapo është shtruar dhe duhen 45 ditë kohë për t'u bërë gati për ndeshje. Në këtë mënyrë, ky mund të konsiderohet njëfarë favori për kuqeblutë.

Përpjekjet e drejtuesve të Vllaznisë për të gjetur lojtarët e duhur në merkato, vazhdojnë. Për këtë arsye ditën e sotme kanë mbërritur në kampingun e skuadrës tonë në Berane edhe dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për Karlo Kesinoviç dhe Randy Onuoha. I pari është kroat, luan në rolin e qendërmbrojtësit, është 27 vjeç dhe 1.96 m i lartë.

Trajneri shkodran Elvis Plori nuk arriti të gjente akordin me presidentin e Luftëtarit Grigor Tavo për marrjen e drejtimit të kësaj skuadre për sezonin e ri, por kjo gjë nuk e ka mërzitur atë. 39 vjeçari vazhdon punën e tij dhe njëkohësisht është sërish në pritje...të momentit të tij. Në sezonin e fundit pranoi të punonte me ekipit U-17 të Akademisë "Internacional" ndërkohë që gjatë kësaj merkato vere ka patur edhe oferta të tjera.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree