Vendimi përfundimtar i UEFA-s në lidhje me çështjen "PAOK" sa i takon reklamimit të bërë nga ekipi i futbollit të femrave të Vllaznisë, do të merret më 21 shtator.Ky është njoftimi zyrtar që i ka mbërritur pasditen e djeshme drejtuesve shkodranë përmes një emaili nga ana e institucionit të futbollit europian. Bashkë me të, i kanë mbërritur edhe të gjithë relacionet e mbledhura për këtë çështje dhe që do t'i bëhen të ditura trupës gjykuese pas tre ditësh.

Ditën e premte do të mblidhet Komisioni i Disiplinës së UEFA-s për të marrë në shqyrtim ankesën e ekipit të futbollit të femrave të Vllaznisë në lidhje me aktivizimin e një futbollisteje të pafederuar nga ana e ekipit grek PAOK në ndeshjet e vlefshme për LIgën e Kampioneve. Këto ndeshje u zhvilluan pak ditë më parë dhe në përfundim të tyre, vajzat greke zunë vendin e parë në grup duke u kualifikuar për në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm.

Zyrtarisht aventura e ekipit të futbollit të femrave të Vllaznisë është mbyllur pasditen e sotme. Me fitoren 2-0 ndaj Bettembourg, ai është renditur në vendin e dytë në grupin 10. Ka arritur të fitojë 2 ndeshje (1-0 me SFK2000 të Sarajevos dhe 2-0 me Bettembourg të Luksemburgut) ndërsa ka humbur me një gol të pësuar në minutat shtesë ndaj PAOK.

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në ndeshjet e Ligës së Kampioneve të femrave. PAOK i Selanikut ka aktivizuar në dy ndeshjet e para në grup një lojtare të pafederuar. Për rrjedhojë, drejtuesit e ekipit shkodran kanë bërë reklamimin e duhur dhe presin vendimin e Komisionit të Disiplinës së UEFA-s dhe me shumë të ngjarë do të ketë një dënim të rëndë për ekipin grek.

Pasditen e sotme bashkë me shortin e Champions League, është mësuar edhe shorti i grupeve për ndeshjet e të rinjve. Bëhet fjalë për të njëjtët ekipe të cilët konkurrojnë edhe me të rriturit. Por sa i takon Vllaznia U-19 dhe ekipeve të tjera pjesmarrëse në "Champions Youth League", shorti i tyre do të hidhet më datë 29 gusht në Nion të Zvicrës.

Lajmi i shumëpritur për futbollin e moshave të ekipeve në Shqipëri, erdhi. Vllaznia U-19 do të marr pjesë në ndeshjet e "Champions League Youth" për sezonin 2017-2018. Konfirmimi ka ardhur nga institucioni i futbollit europian- UEFA. Bashkë me ekipin shkodran këtë të drejtë e ka fituar edhe 19 vjeçarët e Shkëndisë së Tetovës.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree