Pasi është shpallur kampion kombëtar në muajin qershor, çiklisti i Vllaznisë Bruno Kola pak ditë më parë ka fituar edhe Rrethin Çiklistik të juniorëve, i pari i këtij lloji zhvilluar në Shqipëri. Ndër katër etapat e këtij Rrethi, ai ka fituar tre dhe kjo tregon performancën e shkëlqyer të tij. Në podium në këto etapa ka patur gjithnjë edhe sportistë të tjerë të ekipit shkodran por protagonisti i këtij shkrimi, përmend edhe të tjerë protagonistë të këtij suksesi të rradhës të ekipit shkodran.

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë për juniorët, i pari në llojin e tij organizuar këtë vit nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, ka ulur pasditen e djeshme siparin e tij pas përfundimit të etapës së katërt, asaj Vlorë- Rrogozhinë që ishte edhe e fundit e tij. Ajo çfarë konstatohet është dominimi absolut i këtij Rrethi nga çiklistët e Vllaznisë.

Çiklizmi shkodran duket në rrugën më të mirë drejt ringritjes në nivele të larta. Mesditen e sotme, ekipi i Vllaznisë është shpallur fitues i Rrethit Çiklist për juniorë ndërkohë që çiklisti i saj Bruno Kola ka zënë vendin e parë në renditjen individuale. Suksese këto që tregojnë se ky sport duket në rrugë të mbarë për ringritjen e tij sërish në nivelet më të larta, aty ku ka qenë në vitet '80.

Tre etapa, tre fitore të çiklistëve të Vllaznisë si individ por edhe si ekip. Kjo është ecuria e shkëlqyer e ekipit shkodran që po dominon në etapat e deritanishme të Rrethit Çiklstik të Juniorëve që është duke u zhvilluar nga FSHÇ. Etapa e sotme ka qenë ajo Fier- Cakran- Vlorë.

Ashtu siç pritej, Vllaznia dhe çiklistët e saj kanë dominuar në etapën e parë të Rrethit Çiklistik të të rinjve, Rreth ky që ka startuar paraditen e sotme.Ekipi shkodran ka zënë vendin e parë në renditjen ekipore ndërkohë që Bruno Kola ka zënë vendin e parë në renditjen ekipore ndërsa Astrit Kronaj të tretin. Etapa e parë e Rrethit ka qenë ajo me itinerar Durrës- Elbasan e cila është karakterizuar nga një ritëm i kënaqshëm dhe pavarësisht tentativa të herëpashershme  të çiklistëve për shkëputje, ato kanë mbërritur në grup në Elbasan.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree