Kalendari i kategorisë së parë nuk ka qenë aspak i favorshëm për "Vllazninë B". Pas ndeshjes së parë të luajtur në transfertën e Rrogozhinës të shtunën që shkoi, të njëjtën gjë asaj i duhet të bëjë edhe këtë fundjavë. Sërish do të luajë jashtë Shkodre, këtë herë ndaj Tërbunit. Takimi që do të luhet të shtunën në stadiumin "Ismail Xhemali" të Pukës konsiderohet i vështirë për djemtë që drejtohen nga trajneri Ervis Kraja sepse vendasit konsiderohen pretendentë në Grupin A.

Skuadra e dytë e klubit shkodran, "Vllaznia B" e ka nisur me humbje kampionatin e kategorisë së parë në të cilin militon sivjet. Pasditen e sotme ajo është mundur 0-1 nga Egnatia në ndeshjen e luajtur në qytetin e Rrogozhinës. Ka mjaftuar një gabim në prapavijë i futbollistëve kuqeblu dhe lojtari veteran i vendasve Vangjel Mile ka shënuar të vetmin gol të ndeshjes që në minutën e 16-të.

Ditën e sotme është mbyllur gjithçka sa i takon federimit të ekipit "Vllaznia B" që do të marrë pjesë në kampionatin e kategorisë së parë në sezonin e ri. Klubi shkodran në orët e mbrëmjes ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do ta përbëjnë atë. Nga sa zbulohet, në këtë listë të trajnerit Ervis Kraja, bëjnë pjesë 25 futbollistë.

Ekipi i dytë i klubit Vllaznia, pikërisht ekipi "B" do të startojë nesër ecurinë e tij për herë të parë në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. Ndeshja hapëse e kampionatit për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Ervis Kraja do të jetë ajo që do të luajë në Rrogozhinë ndaj Egnatias vendase.

Dita e sotme mësohet të ketë qenë e ngarkuar për drejtuesit e klubit Vllaznia sepse kanë mbyllur procesin e firmosjes së kontratave me futbollistët që do të përfaqësojnë "Vllazninë B" në kampionatin e ri që do të startojë pikërisht pas dy ditësh.

Pasditen e sotme në fushën sportive "Reshit Rusi" duhej të ishte zhvilluar ndeshja miqësore Vllaznia B- Besa e Kavajës, por kjo nuk ka ndodhur. Arsyeja është se ekipi mik nuk ka udhëtuar fare drejt Shkodrës duke zhgënjyer në këtë mënyrë futbollistët dhe stafin teknik të ekipit shkodran. Te pranishem kane qene edhe arbitrat nderkohe qe futbollistet shkodrane e pritnin me interes nje perballje te tille.

Page 1 of 3
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree