Boksierët e Vllaznisë "rrëmbejnë" edhe një tjetër titull kampion. Këtë herë atë të 18 vjeçarëve. Verdikti është dhënë pas përfundimit të finaleve të këtij kampionati që u zhvillua për dy ditë me rradhë në Shkodër dhe që përfundoi pasditen e sotme me kurorëzimin e shkodranëve. Ata kanë shpallur pesë boksierë kampionë në peshat respektive dhe për këtë arsye, kanë merituar edhe kupën e ekipit kampion.

Të dielen pasdite në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" do të nisë kampionati kombëtar i boksit për të rinj. Një kampionat që pritet me interes dhe mendohet që të ketë rivalitet sidomos në mes Vllaznisë dhe ekipit privat kryeqytetas Arena. Trajneri i ekipit shkodran Jozef Sermi në një prononcim për gazetën "Shkodra Sport" do të shprehej kështu në lidhje me këtë kampionat:

Pas organizimit shumë të mirë që i bëri kampionatit kombëtar të të rriturve pak kohë më parë, Federata Shqiptare e Boksit i ka besuar Shkodrës organizimin edhe të kampionatit të 18 vjeçarëve. Në fakt plani nuk ka qenë kështu. Drejtuesit e Federatës kishin zgjedhur Tiranën për zhvillimin e tij por në kryeqytet duket se nuk preokupohet askush për boksin.

Pak ditë më parë, Vllaznia në boks arriti një sukses historik: Festoi titullin e 21-të kampion. Padyshim që kjo është një arritje e madhe për këtë ekip dhe boksin shkodran në tërësi sepse tregon dominimin absolut të tij karshi ekipeve të tjera. Interesant është se në ditën e zhvillimit të finaleve, një veteran i boksit, Et'hem Ibrahimi u dhuroi të gjithë kampionëve librat e shkruar prej tij që flisnin për historinë e boksit shqiptar në vite.

Pak ditë më parë në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ka ndodhur një ngjarje e veçantë gjatë zhvillimit të ndeshjeve finale të kampionatit kombëtar të boksit. Në ring zhvillohej një ndeshje shumë e bukur por ndërkohë në rradhët e tifozëve të pranishëm ka patur edhe nga ata që nuk e kanë patur mendjen tek kjo sfidë.

Mbrëmë bashkë me sportistët e tij por edhe kolegët trajnerë, ka festuar titullin e 21-të kampion të Shqipërisë. Zef Gjoni është ndjerë i lumtur. Më shumë se kurrë në karrierën e tij. Sigurisht që kaq shumë tituj një trajner nuk i ka fituar kurrë dhe prandaj ai është edhe më i veçantë se të tjerët.

Page 1 of 2
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree