Problemet e shumta që shoqëruan ekipin e volejbollit të meshkujve të Vllaznisë në këtë fillim-kampionati, mund të pasohen së fundmi edhe me ndonjë lajm të mirë. Largimet dhe dëmtimet e disa sportistëve padyshim që kanë dobësuar ekipin por pikërisht në këto momente, një nga lojtarët e talentuar të këtij ekipi, pikërisht Kristian Kola, ka vendosur t'i rikthehet stërvitjes.

Pas ndeshjes së sotme me Partizanin të cilin Vllaznia e humbi me rezultatin 0-3, trajneri i ekipit shkodran Adrian Mikopli është parë tejet i mërzitur. Në një prononcim për mediat në lidhje me këtë humbje dhe paraqitje të dobët të volejbollistëve shkodranë, ai ka deklaruar:

Vetëm gjashtë ditë më parë Vllaznia do të fitonte 3-2 në Tiranë ndaj Partizanit dhe do t'i rrëmbente atij Kupën e FSHV-së. Por sot ishte, në ndeshjen e parë të kampionatit, ishte tjetër gjë. Një Vllazni "e dehur" nga ai sukses, nuk ka treguar asgjë nga vlerat e saj dhe është mundur 0-3 brenda në "Qazim Dervishi".

Pas titullit kampion të fituar pak muaj më parë, volejbollistët e Vllaznisë fitojnë një tjetër trofe. Atë të Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit. Pas një loje dramatike, skuadra kampione e Vllaznisë ka fituar sot në mbrëmje 3-2 ndaj Partizanit, në finalen e Kupës së FSHV-së në volejboll për meshkuj, takim që u luajt në sallën sportive “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park.

Ashtu siç pritej, volejbollistët e Vllaznisë kanë arritur të sigurojnë daljen në finalen e Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit. Përballë tyre ka qenë ekipi Farka Volej dhe në ndeshjen e luajtur në sallën sportive "Feti Borova" të kryeqytetit, ata kanë triumfuar me rezultatin 3-1. Seti i parë është fituar nga shkodranët 25-18 dhe po ashtu edhe i dyti në shifra edhe më të thella, 25-14.

Sezoni i ri 2017-2018 në volejboll është në prag dhe më datën 22 shtator do të luhen takimet e para, teksa do të ngrejë siparin Kupa e Federatës, aktiviteti që si zakonisht çel veprimtaritë e sportit të rrjetës. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 4 skuadrat e para të sezonit të fundit e më saktësisht Barleti Volej, Tirana, Partizani e Teuta për femra si dhe skuadrat e Vllaznisë, Farka Volley, Studentit e Partizanit për meshkuj.

Page 1 of 2
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree