Për ndeshjen e rradhës me Luftëtarin tek Vllaznia duket se do të ketë të paktën dy ndryshime në formacion, krahasuar me atë të përballjes së fundit me Teutën. Kështu, në mbrojtje Gurishta do t'i lërë vendin Markut në krahun e majtë të saj. Gabimi i të parit në rastin e golit të durrsakëve, do t'i kushtojë mesa duket humbjen e vendit të titullarit për momentin atij.

Paraditen e sotme duhej të ishte zhvilluar mbledhja e Asamblesë së KF Vllaznia sh.a por ajo ka dështuar. Arsyeja ka qenë mosplotësimi i numrit të duhur të këshilltarëve që duhej për të nisur mbledhja. Nga minimumi 26 këshilltarëve që duhej të ishin në sallë, kanë qenë të pranishëm vetëm 20 dhe kjo ka bërë që kryetari i Këshillit të deklarojë moszhvillimin e mbledhjes ndërkohë që ka bërë të ditur se do caktohet një datë tjetër në ditët e ardhshme për zhvillimin e saj.

Pavarësisht zhgënjimit që i solli humbja e fundit me Teutën, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi duket e vendosur për t'i qëndruar pranë ekipit duke i dhënë garanci financiare. Në prononcimin e saj në emisionin "Tonight", ajo ka folur edhe për çështjen e borxheve të trashëguara dhe për më mënyrën do të paguhen ato. Ja si është shprehur:

Humbja me Teutën nuk ka kaluar në qetësi tek Vllaznia. Drejtuesit e saj sigurisht që kanë dashur të kërkojnë llogari për atë rezultat por edhe për lojën e dobët të zhvilluar, çka ka mërzitur jo pak edhe tifozët e pranishëm në stadiumin "Loro Boriçi". Vetë klubi shkodran përmes një komunikate të shpërndarë për mediat ka bërë të ditur se në këtë analizë kanë marrë pjesë edhe dy drejtuesit e klubit dhe po ashtu janë nxjerrë edhe përgjegjësitë e duhura në mënyrë që kjo situatë të ndryshojë sa më shpejt. Ja komunikata e plotë e klubit shkodran:

Si shumë shkodranë të tjerë edhe ish- futbollisti i Vllaznisë Edmond Doçi është zhgënjyer me lojën e dobët dhe humbjen e kuqebluve ditën e dielë ndaj Teutës. Por sipas tij, skuadra i ka mundësitë për të dalë nga kjo situatë dhe për t'iu rikthyer rezultateve pozitive. Madje sipas tij, kjo mund të ndodhë që këtë fundjavë në ndeshjen që do të luhet në Gjirokastër.

Pavarësisht zhgënjimit që dhuruan pasditen e djeshme në ndeshjen ndaj Teutës, shoqëruar me lojë të dobët dhe mbi të gjitha me humbje, futbollistët e Vllaznisë sot e kanë patur ditë pushimi. Pritej ndoshta që të ishte ndryshe dhe të kishte ndonjë analizë apo dhe stërvitje por jo.

Page 1 of 10
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree