Mbrëmjen e djeshme në teatrin "Migjeni" ka nisur Festivali i këngës qytetare "Luleborë" që organizohet nga Bashkia Shkodër. Në natën e parë, për të ndjekur emocionet e këtij Festivali ka patur edhe disa të ftuar specialë, pikërisht futbollistët dhe stafin teknik të ekipit të futbollit të Vllaznisë. Ftesa e ardhur nga institucioni i pushtetit lokal është mirëpritur nga pjestarët e këtij ekipi që nuk kanë hezituar të jenë të pranishëm në teatrin "Migjeni" për të ndjekur me kërshëri emocionet që u kanë dhuruar 11 këngët qytetare të kënduara.

Shumëkush mund të ketë pritur masa ndëshkimore ditën e sotme në analizën që do të zhvillohej tek Vllaznia pas humbjes së pësuar në Kamëz. Por nuk ka ndodhur kështu. Në këtë analizë ka marrë pjesë edhe vetë kryebashkiakja Voltana Ademi e cila ka shërbyer edhe si "katalizator" i situatës duke kërkuar më shumë qetësi dhe bashkëpunim në mes pjestarëve të kësaj skuadre sepse mundësitë janë për të bërë më mirë.

Pasditen e sotme, pikërisht një ditë para nisjes së kampionatit, boksierët e Vllaznisë kanë patur një mysafire speciale, pikërisht kryebashkiaken e Shkodrës, zj. Voltana Ademi. Ajo ka takuar me rradhë të gjithë trajnerët dhe sportistët dhe më pas, nga ana e kryetrajnerit Zef Gjoni ka mësuar për gjendjen e ekipit, mënyrën si janë stërvitur gjatë kësaj periudhe dhe objektivat që do kenë.

Gjatë kësaj së shtune është bërë prezantimi zyrtar I ekipit U-19 I Vllaznisë para nisjes drejtë Moldavisë, ku do të luaj përball kampionëve të ketij vendi për këtë grupmosh, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë të  “Uefa Youth League”. Gjatë prezantimit  të ekipit dhe bërjes së fotove zyrtare që do I dergohen Uefas, e pranishme ishte dhe Kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila në fjalet e saj u mundua ti motivoj këtë djem të talenmtuar duke ju garantuar mbështetjen e gjithë klubit.

Pavarësisht zhgënjimit që i solli humbja e fundit me Teutën, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi duket e vendosur për t'i qëndruar pranë ekipit duke i dhënë garanci financiare. Në prononcimin e saj në emisionin "Tonight", ajo ka folur edhe për çështjen e borxheve të trashëguara dhe për më mënyrën do të paguhen ato. Ja si është shprehur:

Pavarësisht ngecjes në vend për momentin, procesi i privatimit të klubit të futbollit Vllaznia duket se nuk do të ndalet. Ka qenë kryebashkiakja Voltana Ademi e cila ka dhënë garancinë se brenda këtij viti, ky proces do të ketë marrë rrugë dhe do të kenë nisur procedurat e ankandit të aksioneve.

Page 1 of 2
We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree