Xhudistë e "Albania Judo Kodokan" kanë marrë pjesë në një tjetër aktivitet ndërkombëtar moshash të zhvilluar së fundmi në Sofje të Bullgarisë. Kemi të bëjmë me një turne shumë të njohur dhe të përvitshëm që zhvillohet atje dhe në edicionin e sivjetëm morën pjesë plot 800 sportistë nga 70 klube të shteteve të ndryshme.

Ditën e sotme në Tiranë janë zhvilluar garat e Kupës së Shqipërisë në xhudo për të gjitha grupmoshat. Ky aktivitet është organizuar nga Federata Shqiptare e Xhudos dhe në të kanë marrë pjesë sportistët më të mirë të të gjithë ekipeve të vendit. Vllaznia ndërkohë është përfaqësuar me sportistë cilësorë të cilët kanë arritur rezultatet e mëposhtme:

Mbi 200 sportistë nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe Europës kanë marrë pjesë në turneun e 11-të ndërkombëtar i moshave "Nënë Tereza" në xhudo. Ky aktivitet i organizuar gjatë ditës së dielë nga "Albania Xhudo Kodokan" me ndihmën e Bashkisë Shkodër nga viti në vit po merr përmasa edhe më të mëdha por sipas organizatorit të saj, të mirënjohurit Anton Shkoza, vështirësitë kanë qenë jo të vogla, megjithatë ia kanë dalë ta organizojnë edhe këtë vit.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree