Pasditen e sotme është bërë realitet blerja e parë e Vllazninë në merkaton e janarit. Ai është Nenad Brnoviç, ish-lojtari i Partizanit të Beogradit dhe kombëtares së Serbisë dhe Malit të Zi. Në prezantimin e këtij lojtari para mediave, drejtori sportiv i klubit Vllaznia Armir Grima është shprehur: “Kjo është një kënaqësi që të prezantoj edhe blerjen e parë të kësaj pjese të merkatos. Bëhet fjalë për një lojtarë shumë cilësor me një karrierë tepër të pasur. Mund të them se kjo kontratë është për  këtë pjesë të sezonit dhe për më tepër do të shikohet pas përfundimit të tij.

Mund të them se nuk e kemi testuar lojtarin në fushë, por janë bërë vetëm analizat mjekësore dhe është shikuar gjendja e përgjithshme fizike. Ne jemi nisur nga gjithë ajo karrierë e këtij lojtari dhe nga gjithë ajo cv e pasur që ai ka. Ka lkuajtur me klube të mirnjohura dhe për më tepër flitet se gëzon një formë të mirë. Kam bindjen që ka për të dhënë shumë për Vllazninë. Ndërkohë vetë Brnoviç pasi ka hedhur firmë në kontratë është shprehur: “Pranova ofertën e Vllaznisë për vetë afërsinë gjeografike që kia Shkodra me Potgoricë. E njoh Vllazninë përmes kolegëve të mij si Vujadinovicc. Në këtë periudhë Vlalznia ishte edhe mundësia më e mirë për të qënë afër familjes pasi kam patur edhe probleme familiar. Kam qënë në Iran dhe kam ndërprerë konktarën aty për arsyet që I thashë dhe kam ndërprerë konktarën për t’iu bashkuar Vllaznisë. Kam mësuar se është një ekip me djem të rinj, por mendoj se do të mnund të afroj ekperiencën time në dobi të këtij ekipi, për të bërë të mundur daljen e kësaj skaudre në Kupat e Europës. Por ambicjet e mira nëse punët shkojnë mirë deri në fund të sezoni do të doja të kontriboja për titullin e kampionit në sezonin e ardhshëm. Mund të them se kam shumë për të dhënë. Kkam luajtur me ekipine Partizanit me ekipine Radit dhe më pas me ekipin e Buduçnostit të Podgoricës dhe më pas në këtë gjysmë sezoni kam luajtur në Iran.  E thashë edhe më sipër përse zgjodha Vllazninë, pavarësisht se kam qënë pjesë e ekipit të Partizanit të Beogradit”.

www.shkodrasport.com