Opinion nga Përparim KABO

Vllaznia e Shkodrës, qysh fëmijë ky emër mu fut në shpirt dhe në kujtesë si një dhuratë e bukur e sportit…Ata futbollistët e saja më dukeshin gjithnjë shtatlartë të hijshëm me një përpunim topi gati gati jo si te ekipet e tjera…I kapa diku në mesin e viteve 60-të…dhe më kujtohet kur ishim fëmijë dhe në radio dëgjonim se shënuan nga pesë penallti edhe Ragami dhe Rakiqi…

Më tej në vitet 70-të pash një mjeshtër që ecte si me galop, Sabah Bizin…koha ishte pjellore se luanin mjeshtra si Skënder Hyka të Tirana, Lin Shllaku të Partizani dhe Iljaz Çeço te Dinamo…por ai qe tjetër gjë, i zhdërvjellët godiste me të dyja këmbët nga vendi, teknik, krijues…dhe u lind dyshja magjike Pano-Bizi…Por ai qytet, ajo traditë që niste me Boriçin e Madh, me Xhevdet Shaqirin, me Mehdi Bushatin, me Mehdin Zhegën, me Selami Danin, me Lek Koçobashin, me Millan Vason, me Paulin Ndojën…vijoi me Zmijanin, Afizin, Ragamin e ri, me Sinanin, me Salihin, dhe me djemtë që luajnë sot…aq bukur aq pastër aq fair play…Faleminderit Vllaznija e Shkodrës…mirënjohje dhe respekt pa fund…Edhe ju të federatës dhe gjyqtarë kujdes larg duart nga Vllaznia. Kështu bëtë me Kavajën dhe vratë një traditë, me Partizanin dhe me Dinamon…Ju jeni të përkohshëm dhe e përkohëshmja është e pabesueshme…Vllaznia është tradita…Kam patur rastin të shoh disa foto kur në fillim të shekullit XX disa ushtarë hungarezë në Shkodër luajtën të parën ndeshje futbolli me djemtë e Shkodrës…Ky qytet dhe traditat e tij më bëjnë krenarë ….!