Mësohet se Manchester United ka refuzuar ofertën e Paris Saint-Germain për të bërë shkëmbimin e Neymar Junior me Paul Pogba, natyrisht edhe pjesën tjetër të parave nga vlera 220 mln euro e brazilianit.

“The Indipendent” bën me dije se klubi anglez e ka refuzuar një marrëveshje të tillë për faktin e thjeshtë se paga e Neymar është e papërballueshme për ta, transmeton Telesport.

Rreth 4 milionë euro më muaj do të kushtonte paga për Neymar, që do i takonte 48 milionë euro në sezon.

Për këtë arsye dhe për faktin se “Djajtë e Kuq” duan të mbajnë mesfushorin francez me çdo kusht në skuadër, e kanë refuzuar ofertën e paraqitur nga kampionët e Francës.