Ne heshtje por duket se Vllaznia po leviz ne menyren e duhur per ndertimin e skuadres se sezonit te ri. Drejtuesit e saj mesa duket po punojne pa bere zhurme per ta perforcuar ekipin ne pikat ku ka nevoje dhe per momentin objektiv duket se do jete arritja e akordit edhe me disa futbolliste braziliane.

Nje gje te tille e ka zbuluar gjate emisionit “Rubrika Sportive” ne RTSH menaxheri Elton Marini i cili eshte shprehur: “Vllaznia është një ndër klubet që ka filluar të punojë që tani. Ata kanë gjetur akordin me dy futbollistë nga Brazili, por edhe me sulmuesin kryesor të vitit të kaluar Silvo Zhunior”.

Nese arrihet kjo, padyshim qe ky do te ishte nje lajm i mire ashtu siç po tentohet edhe firmosja e kontratue edhe me dy futbollistet e Kastriotit Herald Marku dhe Dajan Shehi.

Ne kete aspekt duket pritur edhe pak dite per ta vertetuar kete gje. Drejtori sportiv Engin Firat u shpreh pak kohe me pare se deri ne fundin e muajit qershor do te jete zgjidhur gjithçka sa i takon merkatos dhe po ashtu edhe zgjidhjen e çeshtjes se trajnerit.

Shume vete kane qene pesimist per Vllaznine e sezonit te ri por me levizjet e fundit ka shprese se gjerat do jene ndryshe por gjithsesi duhet pritur derisa skuadra te zbrese ne fushen e stervitjes per te nisur pergatitjet.