Mohamed Salah është kthyer sërish protagonist në Kupën e Kombeve të Afrikës. Këtë herë “viktima” e tij ka qenë Uganda, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Sulmuesi i Liverpool ekzekutoi perfekt një goditje dënimi, duke e dërguar topin në rrjetë me të majtën e tij.

Në fund të pjesës së parë Elmohamady shënoi edhe golin e dytë për Egjiptin, që sheh kualifikimin për në fazën e 1/16-ve, si e para e grupit A, me 9 pikë aktualisht./telesport/