Dwight McNeil, sulmuesi i Burnley, është subjekt i interesimit të Juventusit, sipas “The Sun”. Klubi anglez kërkon 30 milionë stërlina për 19-vjeçarin, i cili është gjithashtu në radarin e Tottenham.

McNeil kontribuoi me tre gola dhe pesë asiste në 21 ndeshje të luajtura në Premier League për Burnley, sezonin e kaluar.

 

 

Gjigandët e Serie A po marrin në konsideratë zyrtarizimin e një oferte në gusht. Juventusi kërkon t’i bashkojë grupit aktual të lojtarëve disa të rinj të talentuar, edhe pse zakonisht mbështetet te përvoja.

 

Lojtari në fjalë u paraqit mjaft mirë nën drejtimin e Sean Dyche, në “Turf Moor”, sezonin e kaluar. McNeil u bashkua me skuadrën e parë të Burnley dhjetorin e vitit të kaluar. Dhe pastaj luajti 20 ndeshje, duke shënuar 3 gola e dhënë 5 asiste./telesport/