Shorti i Ligës së Kampioneve sot ka përcaktuar rrugëtimin e skuadrave të ndara në grupet e këtij aktiviteti. Ka qenë një short interesant për shkak të ndarjes në vazo të ndryshme të shumë ekipeve të forta, duke dhuruar përballje spektakolare.

Grupi A ka parë PSG dhe Real Madrid të rreshtohen përballë njëri-tjetrit, ai B kishte Bajern e Totenehem, Grupi D pa Juventusin dhe Atletiko Madrid të vihen përsëri përballë, ndërsa në grupin E ishte Liverpuli më Napolin.

Por grupi më i vështirë, ai që cilësohet si grup vdekje pasi ka në radhët e tij disa emra të njohur është padyshim ai F, ku Barcelona, Borusia Dortmund dhe Inter janë vënë bashkë, ndërsa Slavia Praga me siguri do të kërkojë që të luftojë për të bërë një mrekulli për vendin e tretë.

Grupi më i paparashikueshëm nga të gjithë pritet të jetë ai H, ku Çelsi, Ajaks, Valencia dhe Lilë mudn t’i marrin të gjitha pikë dhe fitoren njëra-tjetrës.

SHORTI
GRUPI A: PSG, Real Madrid, Klub Bryzh, Gallatasaraj

GRUPI B: Bajern Mynih, Totenhem, Olimpiakos. Crvena Zvezda

GRUPI C: Mançester Siti, Shakhtar Donjetsk, Dinamo Zagreb, Atalanta

GRUPI D: Juventus, Atletiko Madrid, Bajer Leverkusen. Lokomotiv Moskë

GRUPI E: Liverpul, Napoli. RB Salcburg, Genk

GRUPI F: Barcelona, Borusia Dortmund, Inter. Slavia Pragë

GRUPI G: Zenit, Benfika, Olimpik Lion, RB Lajpcig

GRUPI H: Çelsi, Ajaks, Valencia, Lilë