Trajneri Mirsad Jonuz edhe për takimin me Tiranën do t’i besojë pak a shumë formacionit që startoi takimin ndaj Bylisit. Në portë do të jetë Sherri. Në mbrojtje katërshja e përbërë nga Shtubina nga e djathta, ashtu siç ka luajtur shpesh në Laç.

Shehi e Malota në qendër dhe nga e majta, në vend të maqedonasit Gligorov, pritet të luajë Gurishta. Në mesin e fushës pritet që të jetë treshja Hygor, Krymi e Kruja. Sinjo, Lika dhe Zogaj do të jenë titullarë në sulm. Megjithatë, deri në shtunën Jonuz mund të bëjë ndonjë lëvizje tjetër.

Ramadani mund të jetë një nga lojtarët alternativë. Për momentin skuadra nuk është mundur në Kategorinë Superiore. Vllaznia ka fituar me Laçin në shtëpi si dhe ka barazuar me Bylisin në fushën e mallakastriotëve.

vllaznia