Teuta do të rikthehet nesër që të luajë një ndeshje të rëndësishme me skuadrën e Vllaznisë në stadiumin e qytetit të Durrësit, “Niko Dovana”. Me durrsakët që kanë shtatë pikë dhe bashkë kryesojnë me Kukësin e Tiranën.

Durrsakët synojnë që të konfirmohen, por ashtu si dhe Vllaznia vazhdojnë që të kenë mungesa edhe në sfidën shtëpiake ndaj shkodranëve, ashtu si edhe në sfidat e para që kanë zhvilluar deri më tani.

Dy mungesa jane te sigurta edhe per ta sepse Sherif Kallaku dhe Beqjan nuk do te jene te gatshem per sfiden me shkodranet, e megjithatë konfirmohet tashmë që Arbër Çyrbja është grumbulluar.

Trajneri Blendi Shkëmbi ka grumbulluar një ditë para sfidës me kuqeblutë edhe një nga afrimet e bujshme të skuadrës durrsake, ganezin që luan si sulmuesi Khalid dhe që nuk është çudi që të debutojë në sfidën e nesërme.

Teuta synon fitoren ndaj Vllaznia per te ruajtur kreun e renditjes dhe ndonese e ka te qarte qe nuk do ta kete te lehte, perseri stafi teknik dhe futbollistet e saj kane bindjen se mund t’ia dalin me sukses.