Bledar Sinella e ka me gjykimin. Trajneri i Tomorit konteston hapur Enea Jorgjin, ndërsa pas ndeshjes tha:

Nuk mund të flas për futboll. Ishte një maskaradë e vërtetë, e gatuar nga treshja e gjyqtarëve. Gjithçka është e mirorganizuar nga kryesori Jorgji, që nuk e mbajti drejt takimin.

FSHF duhet të marrë masa e jo të prishë garën. Tomori dhe Egnatia luftojnë për Superioren që nga fillimi dhe dihen investimet e bëra. Jam i indinjuar nga gjykimi skandaloz.

Janë gjëra të turpshme dhe nuk na lejuan të luajmë qetësisht. Por, deri në fund do luajmë pastër e pa aleanca. Lojtarët e bënë detyrën. Humbja erdhi nga dy momente që nuk u jap dot shpjegim”.