Konte kërkon garanci për të ardhmen: Duhen bërë sqarime, kjo është e pashmangshme

73

Inter po ecën drejt titullit kampion, teksa edhe pse u ndal në një barazim 1-1 ndaj Spezias në transfertë mbrëmjen e djeshme, sërish zikaltërit kanë distancën e duhur për të ruajtur qetësinë. Kështu, në klub duhet të mendojnë edhe për të ardhmen, pasi trajneri Antonio Konte kërkon një projekt të sigurt për të vazhduar punën e tij.

Ashtu si në fillimin e këtij sezoni,. Konte do të takohet me presidentin Zhang për të kuptuar planet e klubit dhe nëse ato i shkojnë për shtat atij. Pas ndeshjes së djeshme, tekniku ka theksuar se duhen bërë disa sqarime.

A e shoh veten gjatë te Inter? “Ne sot mund të përqëndrohemi vetëm te e tashmja. E dimë që programet e shoqërive kanë ndryshuar për shumë motive dhe në fund të sezonit duhet nërë një sqarim. Kjo është e pashmangshme dhe këtë e meritojnë edhe tifozët”. Duhet një projekt i qartë? “Po, sigurisht”, ishin fjalët e Kontes. /VipSport/