Ura lidhëse mes Mançester Junajtidit dhe Juventusit në këtë merkato vere pritet që të jetë më e gjatë sesa thjesht bisedimet për Kristiano Ronaldon.

Siç raportojnë mediat angleze, “Djajtë e Kuq” nuk janë të interesuar vetëm për fenomenin portugez, por edhe për mesfushorin Adrien Rabio.

Francezi, i cili e ka besimin e Andrea Pirlos në Torino, rrallëherë është rritur në nivelet e pritura, por me sa duket, i pëlqen shumë trajnerit Ole Gunar Solskjaer që e kërkon në “Old Trafford”.

Gjithsesi, Junajtid nuk duket aktualisht gati që të hapë portofolin për Rabionë, por fillimisht ka ofruar një shkëmbim kokë më kokë me mbrojtësin e majtë, Aleks Teles, i blerë verën e kaluar nga Porto.